Është fragmentuar në disa mesazhe përmbajtja e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Dublin, Irlandë, me pjesëmarrjen e kryeministrit të RSH-s prej propagandës zyrtare pikërisht për t’ju shmangur thelbit ose një pseje të madhe se përse nuk do të mbahet një samit i NATO-s në Tiranë më 2026.
A mos di vallë më shumë Ministri i Mbrojtjes Nufi kur prej të njëjtit burim ka theksuar se:-“Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka propozuar shtyrjen apo zhvillimin virtual”
Kujt do t’i besonim për të njëjtën temë brenda disa orëve dhe kur kryeministri shpërndan edhe foton familjare nga Samiti i Dublinit duke nënkuptuar qëndrimet e tija të fundit se po pati një Samit të NATO-s në Tiranë, ai do të jetë në 2028, por le të shohim titujt që ushqejnë propagandën;
Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë
Fotoja familjare e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin
Rama, takim me Zelensky në nisje të punimeve të Komunitetit Politik Europian në Irlandë
Rama: Mbështetja ushtarake për Ukrainën e drejtë, duhej mbajtur hapur kanal bisedimi me Rusinë
Rama: Sipërmarrje e përbashkët për Sazanin, nuk ka asnjë ishull të shitur apo të dhënë me qira
Janë këto deri tani dhe me siguri do të ketë të tjera në vazhdim që do t’i mbysin ekranet dhe rrjetet sociale.
Pra pavarësisht fragmentimit të titujve që përbëjnë një konfuzion dhe jo mesazh po i rendisim ato në mënyrë që të kuptojmë se përse shpesh kryeministri përdori teknikën “Say it again” ose “What’s your question” pa togfjalëshin “ju lutem” (please), kur pyetjeve ju drejtohej shpesh me pyetje.
Këmbimi i përgjigjes me pyetje në psikologji tregon për disa cilësi dhe rrjedhoja që ngjasojnë me kërkimin e së vërtetës që duan gazetarët profesionistë që të mos lejohen qëllime si;
-shmangie ose mungesë angazhimi,
-pasiguria e përgjigjes dhe mundësia për të mbledhur më shumë informacion ose për të kërkuar sqarime,
– shmangja ndaj një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe kontrolli mbi bisedën,
-shpërfillja ,
-mbyllja që të çon në zbulime të thella dhe biseda domethënëse,
pra marrja e asaj që është fakt dhe jo propagandë.
A janë të menduarit kritik dhe pyetjet kritike mbi faktet ato që i zgjidhin problemet?
Vetëm një fakt nga përgjigjet që zmadhojë imazhin me praninë e shumtë të gazetarëvedo të jepnim sepse në Shqipëri protestat kanë hyrë në muajin e gjashtë:-“Nuk ka asnjë ishull të shitur, asnjë ishull në koncesion apo të dhënë me qira. Nuk ka asnjë kërkesë prej investitorit apo dikujt tjetër për të blerë ishullin” dhe se “…ishulli është pronësi e Republikës së Shqipërisë dhe ne po negociojmë se cila do të jetë pjesa e Republikës së Shqipërisë në këtë sipërmarrje të përbashkët”, është përgjigjur kryeministri.
Si? …është pronësi e Republikës së Shqipërisë?!
Këtë nuk e ka kuptuar ende ky kryeministër simbol i VKM-ve në 14 vite.
Po Sovraniteti i territorit çfarë është?
Pikërisht këtë nuk e ka kuptuar se është korrupsioni i frikshëm që e ka thyer Shqipërinë në plaçkë në duart e krimit ekonomik, të transaksioneve ilegale dhe sigurive të humbura që i kanë ngritur qytetarët shqiptarë dhe protestojë duke provuar dhunën dhe gjobat se “Shqipëria nuk është për shitje”.
Tani le ta tejkalojmë arrogancën në këtë rast pasi vëmendja duhet të kthehet tek mungesa e sinqeritetit e tek dredhia si edhe mashtrimi, kur pyetjet i bëhen direkte kryeministrit.
Vendoseni atë në realitetin shqiptar ku gjoja kërkohet dialog, por ushtrohet dhunë dhe merren masa administrative me vendosje gjobash për protestuesin.
A nuk është ky i njëjti kryeministër që mposhtjen e protestës dhe të demokracisë e sheh si jetëgjatësi dhe mbajtje e pushtetit?
Përgjigja me pyetje në këmbim u bë aq e dendur sa kuptuam se një gjë doli fare e qartë se në se një Samit NATO-je do të mbahej në Tiranë në se ai do të projektohej për vlerën financiare në buxhetin e 2027-ës.
Mbase ju kujtohet “Shtëpia e Evropës” (mbi 2 milion €), pas zgjedhjeve të 11 Majit. Ishte një VKM më parë që synonte për të certifikuar zgjedhjet nga ana e kryeministrit, pasi pëlqyeshmëria, humori, vëmendja mediatike dhe ekstravaganca ishin toleruar. Ndërsa sot me mendje të ftohtë dhe pas dhunës së sistemit autokratik një Samit i NATO-s në Tiranë do të përligjte diktatorin jo vetëm për cilin protestat e pandërprera brenda dhe jashtë vendit po i kërkojnë dorëheqjen dhe po e thërrasin hapur hajdut jo vetëm për shkak të korrupsionit dhe zvarritjeve të drejtësisë, por edhe për shkak të zgjedhjeve vendore si rastësisht të dekretuara nga presidenti më 9 Maj. (Fitorja mbi fashizmin, Dita e Evropës).
Ky është standardi?!
Besojmë se heqja e një diktatori si kryeministri aktual i Shqipërisë do të ishte përgjigja pa u këmbyer me pyetje.
12 Nëntor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)