Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në parlament. Opozita e PD-së ka hyrë në seancë me pankarta nga protesta e studentëve në dy javët e fundit.
Sakaq, teksa kryeparlamentari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës në nisje të seancës, deputetët e PD po përplasnin duart në tavolinat e tyre për të moslejuar zhvillimin e seancës, për shkak të dhunës policore ndaj të rinjve në protesta.
Kreu i PD-së Sali Berisha në nisjen e seancës së sotme me tensione në parlament, mbajti një fjalim ku i dha një mesazh deputetëve socialistë për dhunën ndaj të rinjve.
Berisha u shpreh se dhuna ndaj të rinjve me kocka të thyera dhe kafka të çara nuk është parë në asnjë pushtim.
Ndërkohë, kryedemokrati u shpreh se gazin lotsjellës, kafkat e çara dhe kocakt e thyera i meritojnë deputetët socialistë në sallë.
Berisha: Të dashur qytetarë që ndiqni seancën. Java dhe ditët që kaluan Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Barbari të papara gjatë asnjë pushtimi. Në rrugë u thyen kocka të rinjsh,. U çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra ndaj të rinjve. Këta parlamentatrë janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka. Janë kriminelë dhe këta meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera. Jo të rinjtë.
“Ta shkrijmë këtë parlament”- Berisha flet edhe pas fikjes së mikrofonit: Do ju marrë Lubia me vete! Studentët do ju përzënë
Kryedemokrati Sali Berisha foli nga foltorja e parlamentit edhe pas ndërprerjes së seancës, në lidhje direkte nga rrjeti i tij social.Berisha u bëri thirrje socialistëve të largohen nga mbrojtja që po u bëjnë vjedhjeve të Ramës dhe Ballukut.
Nga ana tjetër bëri thirrje edhe që të shkrihet parlamenti dhe t’i hapet rrugë zhvillimit të vendit.
Berisha: Ju mbroni Ramaduron. Një mbështetje e madhe vjen Nga Kongresi. Dy nga më të shquarit i dërgua një letër sekretarit Rubio, Joe Wilson dhe kongresmeni Keith Self. Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës, e Lubi Ballukut. E di si do shkoni ju pas Lubisë njëri pas tjetrit. E keni parasysh legjendën kur i prekte zana guroseshin. Ju ju ka prek Lubia, sidomos, ty. Ty të ka si manar. Të gjithë në burg si Lubia. Mos e mbroni padrinon. Një kriminel, një shpirt xhelat. Ja fytyra juaj. Ja heroi. Kujtoni ju se do zmbrapsni këta. Mendoni ju se do blini studentët. Kurrë. Ikni më mirë. Se do u përzënë. Jeni të përzënë.
Jeni të gjithë kontingjenti i Lubisë. Dhe i Edi Ramës. Çfarë do bëni ju kur Lubia dhe Edi Rama të shkojnë ku e kanë vendin. Do shkoni dhe ju se keni mbrojtur vjedhjen e tyre. Keni marrë copa, fonde dhe familjarët tuaj nga taksat e shqiptarëve. Ndaj dhe thërrisni mendjes. Në ju ka mbetur nanogram ndërgjegje. Ikni nga parlamenti si turpi më i madh në histori. Dilni para studentëve në TV. Ku është ai Mazniku? 900 mijë euro në dyshek ju gjetën. Flinte mbi paratë e vjedhura, dhe Rama e dërgon të përballet. Kush tjetër nga ju del?
Dilni sepse do shkoni atje ku e keni vendin. Mendoni se do shkelni studentët? Kurrë. Kanë një popull të tërë me vete. Ju keni të ardhme burgun dhe vetëm burgun. Ndaj dhe më mirë sot, vendosim të shkrihet ky parlament. Ti hapim rrugën zhvillimit. P0adroni i padrinos hapi rrugën. E pa që do përfundonte në Danub. E pati atë mençuri. Po ky i juaji nuk fle për krimet e tij.
Berisha shpërthen ndaj Ballës: O kriminel, nuk ke vend në parlament, do jesh në burgun e sigurisë së lartë! Ik largohu, se zvarrë do të të nxjerrim
Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar atë se është më kriminel se kriminelët.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha e paralajmëroi që të largohet nga parlamenti, pasi në të kundërt do ta “tërhiqnin zvarrë”.
Po ashtu Berisha tha se është Taulant Balla ai që shan dhe ofendon studentët që protestojnë.
“Dil o kriminel, shko aty ku e ke vendin. Dil o Taulant, nuk ke vend më në parlament, por do jesh në burgun e sigurisë së lartë. A je ti o kriminel, që shkove në Shkodër dhe lirove me urdhër të Suel Celës terroristët që i vunë tritol Lulzim Kullës. A je ti o kriminel që shoqërove Edmond Begon të dënuar me 17 vite burg. Dil këtu o kriminel, dil të të shohin. Dil se ti je ai që shan studentët, a je ti o kriminel që mban tre telefona. Dil se do të të vijë dita. Ti je me kriminel se Sueli, se Bajrat, je me kriminel se cdo kriminel në Shqipëri,. Prandaj të mban ai ty këtu. Duhet të dalësh nga parlamenti, se zvarrë do të të nxjerrim”, tha Berisha. Panorama