TIRANA- Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, duke u ndalur te plagosja e një tjetër protestuesi, i cili u godit me plumb gome në sy. Në reagimin e saj, Koçeku tha se protestat morën përmasa të mëdha pas një rasti të mëparshëm të dhunës ndaj një qytetari.
Ajo theksoi se ngjarja e fundit ka shtuar shqetësimet për mënyrën se si po trajtohen protestuesit. Sipas deputetes, dhuna ndaj qytetarëve nuk i largon ata nga protesta, por përforcon arsyet që i mbajnë në shesh. Ajo kritikoi përdorimin e forcës dhe mesazhin e frikës që, përcillet përmes këtyre veprimeve.
Mariana Koçeku: Herën e parë protestat shpërthyen masivisht se u mor zvarrë nji njeri. Sot pamë nji tjetër njeri që u godit në sy. E ndigjuem edhe britmën e tij. Pushteti vazhdon me e trajtu trupin e qytetarit si vendin ku duhet me u ngulë frika. Por çdo goditje ndaj nji protestuesi e ban edhe ma të qartë pse njerëzit vazhdojnë me qëndru në shesh./Dosja.al