Për 135 ditë me radhë rinia patriotike protestoi paqësisht për liritë dhe të drejtat qytetare, për patritizmin, demokracinë, për shtetin ligjor , për dinjitetin, pwr antikrizwn , pwr antikorrupsinin dhe më kryesorja që e dalloi këtë Lëvizje rinore dhe qytetare ishte disiplina,kultura dhe edukta e lartë qytetare, ishte karakteri i një rezistence paqësore , por këmbëngulëse e një morali e dinjiteti shëmbullor edhe për botën demokratike.
NJË REZISTENCË PAQËSORE PËR TË VËRTETËN , PËR DREJTËSINË, PËR MORALIN , PËR PATROTIZMIN, PËR ANTIKORRUPSIONIN ,ANTIKRIMIN ,KUNDËR AUTOKRACISË, KUNDËR ESTABLISHMENTIT POLITIK, INTELEKTUAL, MEDIATIK ETJ., KUNDËR “APARTEIDIT” SEPSE TË RINJTË SHQIPTARË NDJEHESHIN TË PËRJASHTUAR NGA LIRIA PËR TË MARRË TË DREJTËN E MERITOKRACISË, DHUNTISË DHE NDJEHESHIN DHE NËN PRESION DHE NËN IMPONIMIN E POLITIKËS E PUSHTETIT PËR T’U LARGUAR NGA SHQIPËRIA.
Është për t’u habitur fakti se si BE mbajti një qwndrim kaq indiferent ndaj këtyre protestave; dhe si shpjegohet ky indiferentzëm i saj , kur kauzat e këtyre protestave përputheshin plotësisht me vlerat demokratike peendimore, dhe filloi një reagim që deri sot është shumë i vakët , dhe ky reagim i plogwsht i tyre erdhi vetëm kur shpwrtheu dhuna shtetërore kundër tyre.
Pra, duke u nisur nga këto fakte këto protesta rinore model paqësor reziztence në emër të vlerave më të larta njerëzore, qytetare, patriotike e demokratike, këto protesta do të meritonin ÇMIMIN NOBËL TË PAQES, kundër fyerjeve, talljeve,injrancws dhe arrogancës së pushtetit ,i cili pas këtyre protestave paqësore përdori dhunën, terrorin dhe pëndjekjen tipike tw regjimi policor ndaj rinisw studentore.