Kur shumë opinione nisën të reagonin me vendosjen e karrigeve me mbi shënimin ‘dialog’ nga ana e kryeministrit në trotuarin e bulevardit poshtë zyrës së tij, Besa, Pasqyra e Flamingove, Prania Besnike e të tjera manovra të çastit e humbën kuptimin në publik përveç parlamentit ku bëhen ligje të njëanshme. Ky mosfunksionim shtoi përshkallëzimin e protestës studentore dhe tronditi seriozisht situatën në gjithë vendin duke e bërë më të theksuar kërkesën për dorëheqjen.
Por asgjë nuk mbetet pa u shpikur kur vjen fjala për të mbrojtur pushtetin.
Një tjetër pasqyrë ose mungesa e vendosjes për herë të tretë të karrigeve-dialog nga ana e kryeministrit u shpërngul në Miloçer të Malit të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit mbi bashkëpunimin ekonomik, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky “pushim” nuk ndikoi në situatën e rënduar brenda parlamentit dhe protestat në rrugë ku Sindikata e punonjësve të Universiteteve i është bashkuar protestave studentore në ditën e dhjetë të tyre nën masa të rrepta dhe ushtrim dhune nga forcat e policisë te urdhëruara nga kryeministri.
Ky është një agresion i gjerë policor jo vetëm si shprehje e forcës dhe e dhunës kundrejt brezit të ri e qytetarëve protestues për lëndimet shoqërimet dhe trjajtimet në burgje e spitale, por është më tej një fyerje e gjithë frymës së ëndrrës evropiane që popullsia shqiptare në mbi 90% të saj aspiron. Pushteti dhe politika ndërkohë propagandojnë dhe përvetësojnë pasurite kombetare.
Pikërisht për këto kushte kjo revoltë “ngriti edhe gurët” për të shprehur urrejtjen dhe mposhtur pabarazinë dhe u ndesh me armatimin dhe jo profesionalizmin policor. Ujë hedhës, plumba gome, gaz lotsjellës, shkopinj gome, automjete që me shpejtësi ndiqnin njerëz në sheshe dhe rrugica, policë që ‘trembnin” duke rrahur mburojat plastike me shkopinjtë e gomës arrestime, shoqërime dhe shtrime në spitalin e traumës, pasqyrim mediatik vendor dhe ndërkombëtar si dhe rrjetet sociale e gjithë kjo revoltë e mijëra qytetarëve shqiptarë në dhjete ditë që nuk i ndahen kërkesës për dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit i cili jeton ne planet e sulmit nga armiq te bashkuar kundër tij në një ‘luftë hibride’.
Me këto arritjet kryeministri e përfaqëson ndërkombëtarisht vendin dhe nuk ka se ç’të thotë.*
Besim-i…… u thye
Empati-a…. u bë moskokëçarje
Shërbim-i…. kryhet me ujë, gaz lotsjellës, shkop dhe plumba gome
Angazhim-i…patronazhim dhe policim i plotë i shtetit kundër qytetarit dhe çdo biznesi
_________
*Mbyllje-Depresion-Izolim
(Prezantuesja e fton në ceremoninë e hapjes)
Edi Rama… Kryeministër
KM- Çfarë duhet të bëj?
A duhet të këndoj ndonjë këngë, apo thjesht të them sa i lumtur jam që ndodhem në të bukurin Malin e Zi, vendi i vetëm ku mund të kesh një helikopter mbi kokë në çdo moment? Gjithashtu, është mirë që jam këtu për t’iu bashkuar sërish Procesit të Berlinit, një ritual i përvitshëm që këtë herë zhvillohet në këtë vend të mrekullueshëm.
Çfarë tjetër duhet të them?
Jam këtu dhe i lumtur që do të vazhdoj takimet me miqtë që më presin.
A ka pyetje, apo jo?
Në rregull.
Mirë.
Faleminderit shumë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
22 Tetor, 2026