Tё keqen ne shqiptarёt duhet ta kёrkojmё tek vetvetja. Tek adn-ja jonё, tek historia jonё e shkuar, tek mendёsia jonё e trashguar. Njё mendёsi sa bujkrobe po aq edhe zejtare. Sa pirate po aq edhe sunduese. Ku luftohet për të mbijetuar. Popullit tonё i duhet ende rrugё pёr tё bёrё, nё ndёrgjegjësimin e tij drejt udhës sё civilizimit të tij. Pse jemi kaq tё korruptueshёm? Pse jemi kaq tё prirur pёr abuzim pushteti? Pse jemi kaq tё prirur pёr tё mos iu bindur ligjeve dhe rregullave tё nёj shoqёrie civile? Rryshfeti, njohja, abuzimi ndaj pushtetit, duket sikur janё tek njeriu shqiptarё mentalitet mbijetese. Ky është sipas meje edhe Kanceri më i madh i vendit tonë. Natyrisht, peshku qelbet nga koka.
Ky mentalitet mafjoz, kjo mendёsi e rrёnjosur aq thellё brenda ndërgjegjes shqiptare, bёn qё njeriu shqiptar tё mos tё mund tё çlirohet nga ceni i tij mё i keq. Korruptimi dhe rryshfeti. Nё njё zyrё, nuk zgjidh dot punё po nuk njohe njeri, ose nese nuk paguan fshehurazi! Po ashtu edhe me mjekun, me policin, me zyrtarin e administratёs, me gjykatsin, sidomos me gjykatsin; Po favoret nga politikanёt?
Ai atje sipёr, mbi kolltuk, duket sikur qëndron veç për atë punë. Korrupsjoni, ёshtё njё fenomen ndёrkombёtarё, por nё mesdhe, ai bёhet mё i dukshёm. Dy mesdhetarё, kuptohen me sy, s kanё nevojё tё flitet asgjё. Ta jap rryshfetin fshehurazi, dhe ti ma kryej punёn! Ky Kancer nё mendёsinё e vendit, ёshtё edhe e keqja mё e madhe e njeriut, jo vetёm shqiptar, por ballkanas. Sidomos ballkanas. Mosrrespektimi i rregullave, shpesh mosbindja ndaj ligjit, abuzimi ndaj tij, bёn qё njё shoqёri, nё vend qё tё prijё, tё ecё, ajo shndёrrohet nё njё gangrenё dhe rrumpallё socjale. Urrejtja, mllefi, zhgënjimi dhe vjedhja, nga një palë. Pala ofenduese. Zëvendësohet nga tallja, kërcënimi, karagkozllëku i palës tjetër, të akuzuarit në pushtet.
Ku sundon mё i forti, mё dinaku, mё i dhunshmi, më “trimi”.
Mendoj se jemi popull qё ka nevoje pёr kollonё vertebrale civile dhe shoqёrore. Jemi popull, krijues, bujar, i hapur, i shoqёrueshёm, trim, i qejfit dhe i gjallёrisё pa fund, por gjithashtu edhe popull i qederit tё vetes. Mё shumё vese, apo vyrtyte? Kёtu duhet njё socjolog qё tё merret me analizёn e prirjeve tё njeriut shqiptar. Mendoj se kemi mё shumё vese.
Zilija, cmira, zhgёnjimi i atyre qё nuk ia kanё dalё, bёn qё tё revoltohen dhe ta kthejnё nё urrejtje pasjonin e tyre mbarёpopullor, kundёr atyre pak tё tjerёve, qё ia kanё dalё nё jetё. Se si, me ç mjete, dhe me ç forma? E dinё ato.
Drogё, kontrabandё dhe prostitucjon?! Kush i bёri mё mirё se ne në Europë gjatё viteve 1990-2000? Pastaj situata ndryshoi. Fenomeni i prostitucjonit jashtё kufijve u ul. Ato shqiptarё qё nё fillim shpёrnanin drogё nё mёnyrё ordinere, (hallka e fundit e shpёrndarjes) pak nga pak nisёn tё bёnin karrjerё. U bёnё bosat e drogёs nё Europё. Doemos, kanё guxim, zgjuarsi dhe prirje pёr atё punё. Pёr pirateri dhe hajdutllёk, jemi shquar ndёr shekuj. “Ik se nuk e bёn dot ti atё punё!” duket sikur i thanё parardhёsve. Duhet prapanicё pёr ta bёrё atё punё!” dhe u vunё vetё nё krye.
Kapdainj, kokёderra, mendjemёdhenj, mospёrfillёs dhe arrogantё. Tё krisur dhe plot mburrje, ne shqiptarёt e kemi pёr gjё tё madhe tё jemi tё parёt e vendit. Nga kёtu, del zhgёnjimi dhe frustrimi i 90 pёrqind e shoqёrisё.
Tё fundit gjithmonё nё ecjen dhe pёrparimin shoqёror.
Ne Shqiptarёt duam t’i kemi gjёrat shpejt dhe bollshёm. Duam tё pasurohemi sa mё shpejt. Qoftё edhe me mёnyrat nga mё tё padrejtat dhe tё pandershmet.
Me shumicë e kemi kapadaillёkun, me shumicё e kemi varfёrinё, me shumicё mendjemadhёsinё, me shumicё urrejtjen, po ashtu edhe me shumicё dashurinё dhe pёrkujdesjen pёr ndokёnd. Me shumicё na dhemb edhe pёr atdheun. Ndoshta ne qё jetojmё jashtё trojeve tona, akoma edhe mё shumё. Sepse ndjehemi jetimёt e saj.
Na mungon kollona vertebrale e shoqёrisё? Tё korruptueshёm? Tё padisiplinuar? Abuzues me karrigen? Inate personale? Sa tё duash.
Nё njё shoqёri ku vjedhja nё pushtet konsiderohet privilegj, aftёsi dinake dhe e drejtё e njeriut, çfarё pret nga ai komb?!
E ardhmja e vendit?
E ardhmja e vendit tim, tonit, mund tё shihet tek femijёt e njё miljon e kusur emigranteve tё kёtyre 35 vjetёve tё fundit, tё cilёt, rritur nё botёn e qytetёruar, tё arsimuar gjithkund, me njё frymё tё re, me njё mentalitet tё ri kombёtar, mund tё krijojnё njё Parti tё re me frymё europjane dhe mund t’a shpёtojnё atё vend. Njё parti e dalё jashtё nga llumi, nga grupet dhe qarqet mafjoze tё klasёs politike dhe interesave tё investitorёve vendas dhe tё huaj qё mbajnё nё grusht dhe nёn shantazh atё vend.
Por kjo nuk bёhet dot. Ёshtё njё utopi. Kush e ka durimin dhe kurajon tё kthehet atje dhe tё nisё e tё luftojё rishtaz egёr, me interesat e konsoliduar tё atij 1 pёrqindshi pasanikёsh, tё cilёt nuk do t’ia lejonin askujt cёnimin e interesave dhe tё investimeve tё tyre. Jemi pra si nё Kolombi, Venezuelё, etjerё, etjerё.
Loja ka pёrfunduar me kohё. Territoret janë ndarë. Dhjami është vënë. Tani luftohet për ta ruajtur atë dhe gjithçka qё shohim nё tv, nё internet, nё rrjetet socjale, nga kryesia e saj, ёshtё veç njё farsё e pёshtirё dhe krupёndjellёse.