Fitorja e kauzave të protestave patriotike të studentëve është fitore kombëtare; është fitore e së vërtetës,drejtësisë,demokracisë, lirisë; është fitore kundër trdhëtisë,hajdutërisë, korrupsionit; ëshë ndarje, ndëshkim dhe shpallje “non grata” te politikës së komunizmit dhe të tranzicionit;është pensionim e pastrim i politikës, është VETING gjithpërmasor, PRA FITORJA E KAUZAVE TUAJA ËSHTË FITORE E KAUZAVE KOMBËTARE, ËSHTË TRIUMFI I KOMBIT.
Kurrë në historinë e shqiptarëve nuk ka pasur një Lëvizje gjithkombëtare, gjithpërfshirëse, dhe që në krye të kësaj Lëvizje është rinia studentore, e ardhmja e Kombit, të cilën sot më në fund pas 142 ditësh po e mbështesin edhe intelektualë, artistë dhe akademikë.
T’A LUFTOSH SOT KAQ BRUTALISHT RININË STUDENTORE NË KËTË MËNYRË SIÇ PO BËJNË POLICIA,PARTIA SOCALISTE E SHQIPËRISË , RRUGAÇËRIA, HALABAKËRIA,MEDIAT, PARTIA SOCIALISTE E KRYEMINISTRI I SAJ , SE VETËM I KRYEMINISTËR I SOCIALISTËVE ËSHTË AI TASHMË, SEPSE KUR NUK TË NJEH DHE KUR TË SHPALLIN “NON GRATA” FËMIJËT, NXËNËSIT, STUDENTËT DHE RINIA, atëhere PS non grata dhe dhe me turp do të mbulojë dhe do të nxjerrë jasht saj historia.A nuk po e shikoni o ju pjesa e publikut që po rrini indiferent se çfarë gabimi po bëni me indiferencën tuaj; ju që ankoheni se i doni fëmijët këtu pse nuk po potestoni kundër atyre që ua kanë dëbuar fëmijtë tuaj nga atdheu?
Ju u kërkoni fëmijve që t’u dërgojnë euro për të blerë ilaçe,për të paguar ujë e drita dhe kaq me hile ua keni fëmijve tuaj , sa nuk luftoni e as nuk protestoni që ata të kthehen te ju, te prindërit dhe te atdheu i tyre. Ju diaspora që erdhët në muajt e nxehtë të vitit për të mbështetur protestat,ku jeni pse nuk po vini sot , kur ka 7 ditë që rinia , vëllezërit dhe motrat tuaja po shtypen e terrorizohen?
Ju në Kosovë, mos e harroni kurrë atë pritje më se vëllazërore që ua kanë bërë Shqipëria dhe shqiptarët e Shqipërisë gjatë Luftës në Kosovë, dhe nëse nuk i mbështesni këto protesta, të paktën bëni mirë që të mos shpreheni dhe deklaroheni kundër tyre, sepse kjo vetëm sa do nxisë përçarje dhe dobëson unitetin. Ju që jeni në Kosovë kundër këtyre protestave jeni ata të cilët populli i Kosovës i dëboi nga pushteti si të korruptuar, jeni ju që e votuat Gjykatën Speciale, dhe, po ju tani e akuzoni Albin Kurtin për vendimin që mori Gjykada kundër 4 të akuzuarve prej saj, në një kohë kur Kurti ka qenë në mënyrë krejtësisht kategorike kundër ngritjes së kësaj gjykate. Jeni po ju që po shpifni sikur Kurti ka dorë në protestat studentore në Shqipëri, në një kohë kur disa nga ju, jo vetëm nga Kosova, por vinit edhe në televizionet e Shqipërisë dhe lehnit me lloj-lloj shpifjesh kundër Kurtit, në një Kohë kur Kosova ju akuzon dhe ua përmënd edhe pseudonimet që keni pasur si agjent të UDB-së, jeni po ju mercenarët e Kryemistrit Edi Rama, ashtu sic ishte edhe ajo tjetra nga Kosova ishDrejtoresha e SHISH-it të Shqipërisë.Pra këta janë ata të cilët , janë injorantë të mëdhenj , dhe po ashtu janë mercenarë që akuzojnë protessuesit në Shqipëri.PoR të paktën kini ndjesi dhe keqardhje për atë se çfarë policia po U bën fëmijve.
Të gjithë shqiptarët e dinë dhe janë ndërgjegjsuar se ky kryeministër ka dështuar rëndë, por pasojat e këtij dështimi, harxhet dhe kusuret do i paguajnë shtrenjt shqiptarët.Si ka mundësi që kjo të ndodhë në Shqipëri, që për karrigen e kryeministrit ai nuk jep dorëheqje, por e ka zhytur Shqipërinë në këtë katastrofë?
Çfarë dialogu kërkon ai sot, çfarë problem mund të zgjidhë ai, kur ai vetë është tërësisht edhe shkaku, edhe problemi, edhe kjo katastrofa?
Çfarë shpëtimtari mund të jetë ky i mbytur në zullume, korrupsion,tardhëti dhe së fundi me këtë dhimbje të tmerrshme që i ka shkaktuar rinisë shqiptare, studentëve dhe kombit shqiptar?