Përballë ngjarjeve që shpalosin kriminalizimin e institucioneve shtetërore, ngrihet një pyetje.
Ata dhe ato që korruptohen deri në ortak me krimin e organizuar,
janë me integritet dhe vlera morale por i prish pushteti,
apo janë të tillë ndaj zgjidhen dhe emërohen në poste zyrtare?
Eshtë kjo e dyta.
Administrata e lartë është një moçal që kutërbon.
I tërë sistemi është një fasadë, që mjafton ta gërvishtësh dhe ajo bie.
Një histori që të kujton përgjigjen e një drejtuesi të lartë ideologjik të komunizmit kur e pyetën për ndërrimin e sistemit.
“Nuk do ketë ndërrim sistemi, do ketë shvendosje influencash” , kjo ishte përgjigjia e tij.
Sistemi 35 vjeçar është shprehje e degjenerimit kriminal të institucioneve, nga ato përfaqësuese deri tek ato të emëruara.
P.Kabo. 23 shtator, 2026