Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi krahas bisedave personale dhe sekreteve hetimore, flasin edhe për politikë dhe lëvizjet e mundshme brenda PS.
Në një episod të dosjes hetimore, Hyseni informon Ergys Agasin, në atë kohë në arrati se flitet që Taulant Balla do të jetë kryetar i Kuvendit.
“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi, “Taulant Balla kryetar kuvendi…. Kështu Janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)”, thuhet në dosjen hetimore.
Në një episod ish drejtuesja e SHISH e informon Agasin se do të takohet me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se nuk do të qëndrojë shumë.
“Po me presin me shku te km…. Jo mo zemër unë nje ore nuk rri me shume me atë”.
Me date 24.08 2026: “Neser duhet ta takoj km ne 830”.
“Çfarë na bëre o Zot”. Ky është një prej disa mesazheve që Vlora Hyseni, drejtuese e SHISH I dërgonte shtetasit Ergys Agasi kur ky ishte në kërkim nga policia e SPAK për çështjen penale në ngarkim të tij.
Vlora Hyseni, dukej sipas komunikimeve se kishte një lidhje të vazhdueshme, miqësore e shumë dashamirëse me Ergys Agasin. Nëpër telefona, kishte mesazhe keqardhjeje për situatën e krijuar me Gysin, duke pretenduar se do t’ia dalin edhe këtë herë.
Në 22 gusht, ne kulmin e vapës e pushimeve, Vlora I jep kurajo Ergysit duke I thënë se do ta kalojnë këtë situatë.
“Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi”.
E në numrin shumës, “të gjithë ne”, Vlora I shkruan Ergysit se duhet të koncentrohen te halli I tij, jo tek hallet e Shqipërisë apo Kosovës apo rajonit, siç në fakt duhet të bëjë një shefe e shërbimit informativ.
“Zemër thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne” I shkruan ajo nga një numër me prefiksin e Kosovës.
Ndërkohë më vonë I shkruan se do të shkojë te kryeministri. Nga mënyra sesi shprehet për Kryeministrin, “nuk rri shumë me atë”, duket se e ka në formë bezdie, ndoshta duke menduar se Kryeministri e ka shitur Gysin. “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”, shkruan ajo.
Thashethemit të ndryshimeve në qeveri, që përfshiu gjithë skenën politike e mediatike në fund të gushtit, nuk I shpëton as Vlora, dhe për këtë, I raporton Ergysit, sikur e di çka ka në mend Rama.
“Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, thuhet në dosjen hetimore, duke nënkuptuar një aleancë mes këtyre dy personazheve politikë.