Analisti Evarist Beqiri ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së vendit, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një figurë njëkohësisht “qesharake dhe shumë të rrezikshme”.
I ftuar në News24, ai tha se “Rama qeveris me trillet e veta”, duke theksuar se demët që po i shkakton vendin duhet të marrin fund.
Ai i bëri thirrje socialistëve të ndershëm që “të dalin dhe të flasin dhe të mos të nënshtrohen, duke i qëndruar me vesh ulur këtij individi”.
“Sot kemi një njeri që qeveris me trillet e veta, si ngrihet një mëngjes nuk ngrihet mëngjesin tjetër. Është një personazh qesharak dhe shumë i rrezikshëm. Në historinë e Shqipërisë kështu do mbahet mend, qesharak dhe i rrezikshëm dhe po bën dëme. Dëmet që po i bën vendit duhet të marrin fund. Ndërton kopshte me miliona euro për tekat e veta, kopshtin Eden dhe Tirana dhe Vlora janë pa ujë”, tha Beqiri.
Teksa komentoi protesten, ai e cilesoi pozitiv rikthimin e pjesëmarrësve në shesh. Sipas Beqirit, gjatë ditëve të protestës është punuar për ta dobësuar lëvizjen përmes përçarjes dhe zhvendosjes së vëmendjes nga kauza kryesore dhe per kete fajeson propaganden e pushtetit.
“Është pozitive që sot ka një rikthim të numrave, sepse është punuar që të prishet ajo protestë. Makineria e pushtetit të propagandës ka futur përçarjen për t’i vënë në konflikt njerëzit dhe për ta harruar kauzën. Dhe kjo është dëmi më i madhe që të harrohet kauza. Nëse presioni kalon tek protesta mes vetit. Kanë arritur të krijojnë deri diku një frymë përçarëse, personazhe që shiten e blihen, por shqiptarët i dini shumë mirë kush janë. Unë kam një thirrje, mos të pengojnë kauzën e kësaj protestë dhe të mos bëhen faktor atje ku nuk duhet. Sheshi është i shqiptarëve, është i njerëzve që kanë halle”, deklaroi nder te tjera analisti Beqiri.