Ishte interesant fakti sot që kur Dita e Protestës shkoi me tre shifra dhe u bë plot 100, në propagandën zyrtare që me siguri për çështje forme zë vend një koment dhe një shkrim rrëke i mbushur me plot etiketime dhe përbuzje (përshkrim i figurshëm ) sigurisht të dala nga një realitet i jetuar për autorin Brooks Williams*. E ndërsa Rama e udhëzon ose e paralajmëron lexuesin se si duhet “ta përtypë lëndën”, menduam se temperaturat e larta të zgjatura deri në vjeshtë e kanë dëmtuar shumë skemën e luftës mediatike të pushtetit kundër qytetarëve protestues.
Kryeministri ka nevojë për një ndryshim cilësor. Kur kjo nuk i realizohet ai shpërthen dhe gjen një valvul-shkarkimi pasi vetëm situata e zjarreve ja ka rritur atij presionin për ta treguar se është një administrator i paaftë dhe mbledh të ngjashmit sepse popullsia përcjell situata të përsëritura.
Nga leximi i fundjavës ose sugjerimi i këshilltarëve Rama ka ngecur diku dhe është shprehur:-“Rreshtat më poshtë nuk i kam shkruar unë, po është një nga ato raste kur njeriu thotë: Ah, sikur t’i kisha shkruar vetë…” dhe i lë vendin shkrimit nga autori Brooks Williams i cili tërhiqte vëmendjen me kopertinën e librit “Performative Outrage: How Manufactured Fury Undermines Local Government and Public Service”.
Rama ka plotësisht të drejtë kur ja hedh topin autorit Williams që sigurisht ka një datë botimi në librin e tij një vit më parë. Një rastësi interesante në ngjasimin e termave të përdorura të cilat nuk po i shtrojmë si shembull pasi kanë autenticitetin dhe autorësinë, kohën çka nuk i bën të dyshosh për plagjarizëm dhe më kryesoren që nuk i bashkon, por i ndan ajo që quhet performancë…realizim.
Këtë nuk ta jep dhe nuk ta thotë dot kryeministri sigurisht kur ndodhet në ditë të vështira dhe ndoshta pa këshillime, pasi i pëlqen mendja e vet dhe i ka marrë tashmë vendimet. Rama i përplas opinionit një shkrim që të justifikojë performancën me zë dhe figurë që nga fushatat zgjedhore e deri tek formatet e komunikimit në mediat sociale. Ai është i njëjti, vetvetja, që është lejuar të tërhiqet nga fijet si një marionetë, një përmushës i nevojave të veta me shfaqjen në art dhe në sport që shkurt i thonë rezultat.
Në art mediokër.
Në basketboll i bie hekurit.
Nga kjo shfaqje e Ramës në Ditën e 100 të protestës qytetare, autori LD-NY26 sjell skicën “Dinamoviti që Ëndërroi Treshifrat”.
Si njeriun që e përgatit shfaqjen në interes të vet. Shpenzon nga buxheti i shtetit sa të mundet vetëm që të shitet ideja dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për rezultatin. Jo vetëm rezultatin, por humbjet e njëpasnjëshme.
Në rastin e administratorit Brooks Williams, pavarësisht nga mos përcaktimi politik që ai ka, dallon se performanca në punët e bashkisë deri në 94% e kanë bërë atë veç të tjerave të besueshëm për të drejtuar dhe përmirësuar, qytetin Ferris, në Teksas. Pra me gjithë problemet që është ndeshur, shkrimi i një eseje nga ana e tij për ta shfryrë përbuzjen mbase i është dukur me vend dhe e ka lidhur në një libër. Nuk i është imponuar në fytyrë kundërshtarëve, por ka bërë punën dhe ka marrë votat mbi bazë të performancës.
Ka edhe një qëndrim tjetër Zoti Brooks gjatë muajit Maj 2026 në lidhje me shqetësimet e performancës së pushtetit vendor kur thekson një ide se “ne përmbushim ato çka janë kërkuar dje”. Pra është një mungesë largpamësie që e karakterizon administratën dhe qeverinë shqiptare të politizuar. Ju mund të kujtoni gjuhën ndaj kundërshtarit dhe programin pa mesazh ose me mashtrime që Rilindja Socialiste krijoi për të arritur sot tek kjo krizë.
Ndaj edhe pse një esse, pjesë e një libri me qëndrime të goditura kjo sillet vonë në tryezë nga Rama. Mbase mund të jetë edhe ndonjë shenjë indirekte përveç valvulës së shkarkimit mbi gjyqësorin.
Disa pyetje të shpejta mund të ishin se:1- Si u soll me Bashkitë kryeministri pas Zgjedhjeve të 11 Majit? 2-Sa ndërhyri në pavarësinë e pushtetit vendor?, 3- Sa e deformoi deri sot ai Reformën Territoriale dhe e la Kryeqytetin pa Zgjedhje?, 4- Sa po e përdor Veliaj që pas njoftimit nga anonimi Nesti Angoni?, 5- Sa po i vjen në ndihmë situatave të zjarrit në mbarë vendin sikurse rezultatin ja paqmë me përmbytjet e stinës së dimrit brenda këtij viti.
Edhe në formë ka raste që nuk del e keqja ose shfryn përbuzja.
Përse gjen Rama mbështetje në një libër që ka të tilla shpërthime mbi qeverisjen vendore në veçanti?
Ai vetë i ka zgjedhur dhe i ka shoqëruar në burg.
Kujtojmë daljen e Veliajt para Gjykatës që mbante mes duarve Senekën, Librin “mbi Durimin e të Urtit”.
Pra “udhëheqës” që janë shtirur në jetë.
Shtiren para ligjit.
Mashtrojnë për performancë në lojë duke premtuar dhe në ndeshje i bien hekurit.
Zero rezultat!
Zero përgjegjësi!
Zero reagim!

7 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
_________
*ATSH-Rama ndan shkrimin e Williams: Jeta e përditshme para pasqyrave teknologjike
*Brooks Williams- autor, administrator i qytetit Ferris, në Teksas (SHBA)
*Shfaqja e Përbuzjes: Si e zemërimi i nxitur gërryen shërbimin publik dhe qeverisjen vendore
*ATSH-Rama: 100 mijë të moshuar pensione mbi 300 euro si pasojë e reformës