Aktiviteti artistik i Maestro Aleksander Peçi një rrugëtim i artë në fondin e kulturës kombëtare dhe botërore.
Maestro Peçi do të konkurojë në Festivalin Kombetar të filmit edicioni 14. që mbahet në 3 – 12 shtator me muzikën e filmit me metrazh të gjatë “Portret i pambaruar i Clara Bellinit” një produksion italo – shqiptar që ka fituar çmimin e pare në Gjermani.
Aleksandër Peçi është një nga figurat më të shquara të muzikës bashkëkohore shqiptare.
Veprimtaria e tij krijuese shtrihet në më shumë se pesë dekada dhe përfshin simfoni, koncerte, opera, muzikë dhome, vepra solistike, muzikë vokale, muzikë filmi dhe kompozime eksperimentale.
Vizioni i tij artistik është vlerësuar nga interpretues, kompozitorë, kritikë, festivale, universitete dhe institucione botuese në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me 450 partitura të botuara nga Universal Edition, Vjenë, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze të muzikës në botë, Peçi ka krijuar një gjuhë muzikore origjinale, të frymëzuar nga rrënjët shqiptare dhe e orientuar drejt ideve universale të artit bashkëkohor.
Sistemi i tij kompozicional, KABAIZMI, përfaqëson një kontribut të veçantë në muzikën e sotme, duke bashkuar energjinë e traditës muzikore shqiptare me mendimin modern kompozicional. Ky numër përkujtimor sjell zërat e shtypit dhe kritikës muzikore nga Japonia, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara, Çekia, Rusia, Austria dhe vende të tjera. Sepse “Muzika i përket njerëzimit. Kufijtë zhduken kur fillon tingulli.”
Ja çfarë thotë Artistja e shquar Eda Zari për Maestron:
Gjeneral Gramafoni! “Dhe kompozitori e di mire rolin e Kabase: ajo eshte paliative – ajo eshte e afte te lehtesoje simptomat pa u marr me shkakun.
Ndaj Maestro Peçi zgjedh pikerisht per kete skene tingullin dhe interpretimin e Remzi Lelës, i njohur si Çobani, mjeshtri i Kabase qe qep çdo shpirt te ndare.





