Kush e sjell ndërmend “Konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët” më 30 Dhjetor 2025 të kryeministrit Rama, pak ditë pasi Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri u shpallën në kërkim (ndërkombëtar), nga SPAK, të shumëkërkuarve në harkun e 7-8 muajve u kishte nisur hetimi i veprave penale me këto cilësime:
–Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
-Heqja e paligjshme e lirisë
-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal)
-Grupi i strukturuar kriminal
-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal)
–Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit. Penal)
Formulën sqaruese se:-“Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë” mbetet në fuqi. Tashmë Ermal Beqiri i ndaluar në Francë, ndërsa Ergys Agasi në Francë, por që të dy të njohur për aferat me AKSHI-n dhe në rastin e Konferencës së shtypit kur pyetja ju drejtua Ramës:-“Ju thatë në fakt skuadra e suksesshme e AKSHI-t. Doja te pyesja nëse pjesë e kësaj skuadre të suksesshme është edhe Ergys Agasi për shkak se nuk kuptuam sesi po del në dosjet e SPAK si një person i cili kishte influencë dhe ndërmjetësim në ndarjen e tenderave?*, kryeministri pa i zënë fare emrin në gojë dhe insistuar në logjikën e gjysmë të vërtetave që dalin lartë e poshtë, la batutën magjike:-“mua çfarë nuk më vret vetëm më forcon”, ose më e plotë:-“Unë nuk marr pjesë në këtë histori, unë thjesht jam në dispozicionin tuaj si personazh që të më fusni ne tenxhere nga mëngjesi deri në dark. Mos harroni vetëm një gjë, mua çarë nuk më vret vetëm më forcon, këtë kijeni parasysh. Po të doni të më dobësoni, mos tentoni të më vrisni. Flas të më vrisni metaforikisht se larg qoftë fizikisht se atë nuk e kemi në dorë. Flas për këtë që ne kemi në dorë.”
Deri tani me mbrojtjen e AKSHI-t nga media dhe drejtësia është zbuluar se SPAK ka sekuestruar 40 milion euro nga për 52 asete nga të dy këta bashkëpunëtorë të AKSHI-t, Agjenci pranë dhe nën vartësi dhe nën kontrollin e kryeministrit.
Interesant sipas burimeve të lajmeve dhe njoftimeve që ka nxjerrë SPAK, shkruhet se:-“Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është kapur në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar ‘The Wanted’.”
“The Wanted” është një operacion ndërkombëtar i koduar që ka nisur një vit më parë Gusht 2025 dhe nënkupton shumësin e autorëve të veprave penale. Herë pas here Italia, Spanja, Ekuadori, Belgjika, Dubai kanë ekstraduar persona që lidhen kryesisht me krimin e trafikut të narkotikëve. Figurshëm bashkëpunimi ndërkombëtar i institucioneve të drejtësisë po punon si një “darë që po i lidh hallkat e zinxhirit”. Gjatësia e tij varet sa mund të shkojë dhe ku më e dobët do të jetë hallka që nuk këputet. Kriminalizimi i ekonomisë shqiptare dhe korrupsioni janë ky zinxhir në pamjen e plotë, ndaj një konferencë shtypi e kryeministrit Rama do të ishte e mirëpritur për ta kuptuar thelbin e asaj që:-Mos harroni vetëm një gjë, mua çfarë nuk më vret vetëm më forcon, këtë kijeni parasysh.”
Nëse media e ka mbajtur parasysh,, koha është e përshtatshme.
Pushimet mbaruan!
______________
*ATSH- 30/12/2025-Fjala e plotë e Ramës në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët
27 Gusht, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)