Në një ndarje të trenit, një grua e bukur me gjoks të plotë ulet me foshnjën e saj gjashtëmuajshe dhe një burrë alamet duke lexuar një gazetë.
Në stacionin e radhës, gruaja ia ofron gjirin të birit që ta ushqejë, por ai refuzon dhe gruaja e qorton butësisht: “Nëse nuk e pi qumështin, do t’ia jap zotërisë!”
Burri mbetet i palëvizshëm dhe bën sikur nuk dëgjon. Në stacionin vijues, gruaja ia ofron përsëri gjirin të birit, i cili përsëri refuzon.
Pastaj gruaja përsërit: “Nëse nuk e pi qumështin, do t’ia jap zotërisë!”
Përsëri, burri mbetet i palëvizshëm.
E njëjta situatë përsëritet në disa stacione të tjera, derisa, pak para mbërritjes, nëna i ofron qumësht të birit për herë të fundit, por ai refuzon absolutisht, duke përsëritur: “Nëse nuk e pi qumështin, do t’ia jap zotërisë!”
Në këtë pikë ndërhyn fqinji: “Zonjë, ma jepni një herë e përgjithmonë, ishte dashur të zbrisja para katër stacionesh!!!”