(Protesta në Ditën e 50 dhe “Fan Zona“ e Tiranës në finalen e botërorit Spanjë vs Argjentina)
Udha për kampion mes Spanjës dhe Argjentinës numëroi rreth 80,600 sportdashës të futbollit në “MetLife Stadium”*, (New York-New Jersey) posaçërisht për titullin kampion bote në finalen e 23 të “FIFA KUPA E BOTËS”.
Arsyeja për ta anashkaluar Protestën Qytetare e cila rastisi të Dielën në Ditën e 50-të dhe mbahej njëkohë me finalen e botërorit përtej Atlantikut tregoi disa dukuri mes temperaturave të larta dhe vapës së mes Korrikut. Ndërsa protesta edhe pse me numrat e saj të reduktuar tregon shpirt të pandërprerë vihet në shenjë dhe komentohet si tërheqje, propaganda zyrtare dhe mediat pranë qeverisë janë mezi presin ngjarje të mëdha për të shkëputur vëmendjen. Nisur nga “Fan Zona” e Tiranës që u bë e njohur nga kryeministri me gjatë gjysmë finales Angli-Argjentinë kur Protesta Qytetare ishte në Ditën e 47-të disa tituj krahasues në media dhe rrjetet sociale mezi pritën finalen që të shpërthenin ngjashëm me tituj si; “Ja pjesëmarrja në protestë…” (pamje me dron) dhe “Ethet e finales, tifozët pushtojnë Fan Zonë në Sheshin Skënderbej”.
Me gjithë shtesën finalja e bukur la pas 2-3 orësh palë të gëzuara dhe të hidhëruara mes tifozëve të kryeqytetit sikurse edhe të atyre që e ndiqnin finalen nga klubet dhe shtëpitë dhe duke thënë të drejtën, 2026-a nuk ngjante me Evropianin dhe Botërorin e kaluar kur bashkia e kryeqytetit ngrinte 2 dhe 3 “Fan Zona” dhe ku ekranet gjigande e spektaklet ishin shpenzime të mirëmenduara për fushatat zgjedhore.
Krejt ndryshe, numri “i pakët” i protestuesve i kapur nga dronët dhe i përcjellë nga mediat dallon se mbetet i pandërprerë. Plotëson çdo ditë një numër të ri qëndrese. Nuk ka të humbur dhe fitues në tifozeri politike sepse e tillë është konceptuar, përpjekje për një Shqipëri. Një atdhe të begatë, të sigurt, të drejtë për çdo familje dhe individ që ndërton mirëqenien e vet dhe të brezave që vijnë për lartësimin e kombit.
Nga mijëra kilometra larg dhe diferenca e orës së Tiranës me stadiumin “MetLife” ku zhvillohej finalja, pushimi i ndeshjes dha një shfaqje të shkurtër që përshëndeti mbarë botën ku paraprakisht dihet me afërsi se finalja u ndoq nga 1.5-1.8 miliardë ndjekës të ekranit-tv. Energjia e muzikës, emocioni i lojës dhe ndjenja e dashurisë dallonte për kënaqësinë që japin organizime të kësaj përmase.
Deri këtu nuk do të kishim thënë asgjë që nuk dihet, pasi të tjera të reja do të plotësojnë dijen dhe informacionin e këtij botërori që ishte i madh në përmasa, i zhvilluar në tre shtete SHBA, Meksikë dhe Kanada me plot 104 ndeshje, 3,6 milion sportdashës në stadiume në 39 ditë.
Ndërsa protesta qytetare në Tiranë shënoi ditën e 50, shfaqja mes ndeshjes pati rastësinë e bukur me atë që mund të quhet njëkohësia me himnin e huazuar të protestës. Shumë kujt si pjesëmarrës fizikisht dhe “në korin e sheshit” mbase pa e kuptuar thellë thirrjen “Rama jepe Dorëheqjen!” e ka nga ai grup të rinjsh që kanë dëgjuar në evente sportive këngën “Seven Nation Army” të krijuar nga grupi “The White Stripes”*. Njohur që prej vitit 2003 dhe e kudondodhur në ritmet masive si një himn.
Nisur nga kjo njëkohësi e gjërave që ngjasin dhe zhvillohen në të njëjtën kohë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, plotëson dhe një video e shkurtër “Synchrony 26″* në faqen e YouTube të UGSHPD. Njëkohësia ndërmjet Tiranës dhe New York-New Jersey, protestës së pandërprerë dhe finales që kurorëzoi Spanjën fituese të trofeut, mes muzikantëve të njohur Madona, The Mupetts, Shakira, BTS, Bruna Boy, Justin Biber, Cold Play, Korin PS22 të shoqëruar nga filarmonia e Nju Jorkut dhe Orkestra Simfonike e Venezuelës Simon Bolivari të drejtuara me plot pasion nga dirigjenti Gustavo Dudamel. Një performancë brenda 11 minutave që kishte zbavitjen, solidaritetin për viktimat e tërmetit të 14 Qershorit në Venezuelë, mesazhet e dashurisë dhe paqes që me magji ngjan se i mbledh një botëror i futbollit.
________
* (Oh- oh -oh -oh -oh -oh- oh) “ The White Stripes“-një duet amerikan i muzikës rock i përbërë nga këngëtarët dhe instrumentistët (në pianos, kitarës, baterisë), Jack White dhe Meg White që e ndërtuan grupin në 1997. Himni i tyre u bë pjesë e stadiumeve të futbollit fillimisht në 2003 me ekipin e Bruzhit, më pas të Romës, kombëtares italiane në 2006 dhe që prej atëherë gjerësisht është një ritëm mbështetës në ndeshje apo tubime masive të ngjashme.
19 Korrik, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)