A është marri
Me u marrë
Me të marrin
Kur i marri,
Merret me ty?
.
Mos e vet,
Se të tregon vet.
.
Se është
bija shpirtërore
E djallit,
Të tjerat nuk kanë rëndësi.
.
Lavdi marrëzisë.
.
Deri sa t’i
dojë
bijtë e vet
Më shumë se sa t’i urrejë
Shqiptarët,
Paqe me veten,
Paqe me të tjerët,
Serbia
Nuk do të gjejë.
Nuk është marri
Me u marrë
Me të marrin
Kur i marri,
Merret me ty
Nga faqja e dheut
Do me t’shly.
.
P.S. Reagim ndaj deklaratës së Ministres të Serbisë, Snezhana
Paunoviq, se po te kishte qenë në vend të Sllobodan
Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht
Kosovën”.