VATIKAN- Papa Leo XIV foli kundër luftërave në asamblenë e jashtëzakonshme të organizuar në Vatikan, ku morën pjesë kardinalë katolikë nga e gjithë bota.
“Zoti nuk e bekon kurrë luftën, ne duhet t’i zgjidhim konfliktet tona si njerëz dhe jo si kafshë me armë të teknologjisë së lartë”, theksoi Papa Leo XIV, duke iu drejtuar kardinalëve katolikë.
Mediat e huaja raportojnë se, Papa Leo vlerësoi gjithashtu rëndësinë e sinodalitetit kishtar, duke theksuar se nuk është, mbi të gjitha, çështje e një sërë procedurash, por e një qëndrimi, e një hapjeje, e një prirjeje për të kuptuar. Papa amerikan kërkoi mbështetjen e hapur, publike dhe të qartë të kardinalëve.
“Ndjej nevojën të ndiej se më mbështesni si vëllezër”, tha Papa dhe shpjegoi se nuk mund ta përfundojë misionin e tij i vetëm, sepse ka nevojë për mbështetjen e sinqertë, të lirë dhe besnike të të gjithë kardinalëve./Dosja.al