TIRANË- Protesta qytetare për Zvërnecin ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, mijra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme. Nga Ministria e Brendshme, qytetarët pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e projektit.
Ata thërrasin “dorëheqje”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec.
Një ditë më parë mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve në rrjetet sociale për të protestuar në kryeqytet. Një tubim marashim që nisi te Drejtoria e Policië së Tiranës, vijoi drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi para Kryeministrisë.
Një i ri tha gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se qeverisë dhe opozitës nuk i bëhet vonë për shqiptarët, ndërsa theksoi nevojën për bashkim mes protestuesve. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që kur Rama të dalë në publik të sabotojnë, pasi sipas tij Kryeministri është shumë i zgjuar për të ndikuar.
“Opozitës dhe qeverisë s’i bëhet vonë për shqiptarët. Ne kemi njëri-tjetrin. Kur kryeministri të dalë në publik, sabotojeni, se është shumë i zgjuar për të ndikuar,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij, ndërsa bëri thirrje për anulimin e projektit të Zvernecit.
Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar lidhur me situatën e Zvërnecit ka edhe një foshnje. Siç shihet nga pamjet, foshnja ndodhet mes protestuesve në karrocë, ndërkohë që qytetarët bëjnë thirrje “Poshtë qeveria”.
Kjo është dita e dytë e protestës që po mbahet sot në bulevard, kundër projektit të Zvërnecit, por dhe për paketën e maleve apo dhe për terapinë hormonale që do të aplikohet në QSUT./Dosja.al