Montserrat ndodhet në Tiranë në kuadër të kontakteve dhe takimeve politike me përfaqësues të opozitës shqiptare.
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Partive Popullore Evropaine, Dolors Montserrat ka zhvilluar një vizitë në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur në një takim nga Lideri i Opozitës, Sali Berisha. Montserrat ndodhet në Tiranë në kuadër të kontakteve dhe takimeve politike me përfaqësues të opozitës shqiptare.
Sipas raportimeve, takimi në selinë e Partisë Demokratike u fokusua te zhvillimet politike në vend, bashkëpunimi me PPE-në dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian./Dosja.al