Edi Rama është një aventurier, që ia bënë Shqipërisë peshqesh të huajtë, për ta kthyer Shqipërinë në një “kopësht eksperimental,” duke zbatuar politika antishqiptare, i detyron njerëzit ta braktisin atë.
Mëndjemadh, megalloman, i paditur në ekonomi, harbut me shqiptarët, i përulur e servil ndaj të huajve, i etur deri në marrëzi për pushtet dhe pasuri, KM-ja po e zbaton eksperimentin e atye që e katapultuan në politikè, me idetë e tij prej amatori, mëndjemadhësinë proverbiale, me një tufë këshilltarësh të vendit dhe të huaj, që i ka paguar e i paguan në shuma të pajustifikuara, (sa frëngu pulën) me PPP-të dhe koncesionet, ia doli ta klasifikojë Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe të varfër në Europë.
Nuk lë seminar e mbledhje pa shkuar kudo në botë, ku e presin dhe përcjellin me qylym të kuq; flet sikur të ishte një udhëheqës botëror dhe vetëm fal, shet e jep me qira pasuritë e Shqipërisë. Pasi projekton e bën marrëveshje me amerikanët e grekët për kthimin e Portit të Zvërnecit, 200 ha tokë pyll, e po aq det në depo gjigande të gazit të lëngët për Ballkanin Perëndimor dhe ndërtimin e impianteve për kthimin e tij në gaz natyror për transport, merr avionin e nga Estonia, ku i quan shqiptarët “talebanët e mi,” veten një diell që ndriçon dhe ia mbath për Korenë e Jugut.
Në qindra udhëtime e bëra në këto 13 vjet, vetëm një marrëvshje ka firmosur në favor të shqiptarëve, me Italinë për pensionet, por deri tani nuk ka ndonjë shqiptar të ketë marrë pension. Qindra udhëtimet e tjera janë udhëtime qejfi, llafollogjish, ahengjesh me shoqe e shokè, dhe sigurisht me dhurime pjesë Shqipërie si shpërblime për të huajtë.
Një lloj kllouni që neverit me fjalimet e barcoletat pa kripë, shpesh veshur allasoj, duke u servilosur e përkulur deri në tokë.
I dhuron Kushnerit ishullin e Sazanit, në këmbim të një drekë me të, si njeri i shoqërisë së lartë botërore, e t’i bjerë në sy Trampit. Jep 600 ha pyll zonë e mbrojtur në Pishë-Poro, që ende nuk i dihet pronari, ku firma ndërtuese, projekti dhe fadromat e makineritë punojnë natë e ditë, duke prerë e rrafshuar me brisk berberi çdo pemë e fije bari. Janë 15 kilometra vijë bregdetare dhe 600.ha tokë në bregdet dhe sipërfaqe e pafund detare. Kjo është e zonë e mbrojtur, e vetmja mushkri e Vlorës që ka mbetur.
Nuk ka ndodhur deri më sot të rrethohet me tel me gjemba 15km bregdet e të ruhet me policinë e shtetit, që pushuesit e banorët që kanë tokat andej të mos shkelin më.
Megjithë protestat e shoqërisë civile për mosndërtim si zonë e mbrojtur dhe transparencë, në pyllin e Pish-Poros, vazhdon të punohet vjedhurazi për shpyllëzim e ndërtimin e një qyteze, që nën zë thuhet se është investim izraelit pèr izraelitët. Nuk mendoj se kjo është dëshirë e Ramës por njerëz të fortë që i kanë shërbyer për të fituar katër palë zgjedhje, ia ka në vënë “koqet në bigë” dhe nuk ka nga ia mban.
Gjithë ato ndihma që i dhanë oligarkët, krimi i organizuar dhe segmente të shteteve të huaja, për të fituar zgjedhjet me manipulime, tashmë po kthehen kundër tij. Sot ai është i pafuqishëm dhe borxhli ndaj tyre, prandaj është i detyruar të firmosë, ku duan, si duan ata dhe jo ai. Tashmë përkrahësit dhe parallinjtë, si ujqit e hijenat janë lëshuar duke rrethuar, kafshuar, përvetësuar tokë e det dhe ky udhëheqës e filozof i përmasave botërore, i menderosur dhe tromaksur është kthyer në një shërbyes të krimit të organizuar dhe oligarkëve. Jo vetëm Vlora por gjithë Shqipëria zvogëlon çdo ditë sovranitetin mbi pasuritë e saj.
