Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, nga konferenca për Mediat në Evropën Juglindore theksoi rëndësinë e gazetarisë si një institucion që garanton llogaridhënien dhe transparencën në shoqëri.
Sipas Tarran, hapësirat publike në Evropë dhe më gjerë po marrin forma të reja, ndërsa sfidat për median po bëhen gjithnjë e më të përbashkëta. Ai vuri theksin edhe tek koncepti i sigurisë, duke deklaruar se sot ajo nuk lidhet vetëm me territoret, por edhe me hapësirat informative dhe publike. Duke u ndalur tek Shqipëria, Tarran tha se janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve dhe rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave. Në përfundim, ambasadori theksoi se prania e OSBE-së do të vazhdojë të punojë për forcimin e rolit të gazetarëve dhe mbështetjen e lirisë së medias në rajon.
“Më vjen mirë që shoh një grup pjesëmarrës këtu, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës. Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja. Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun. Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash. Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e mediat, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve.”, tha ambasadori. bw