Meditim për librin “Po ku je, Ibrahim Rugova?” të autorit Namik Selmani
Sot, Drejtoria për Kulturë në Istog, me pjesëmarrjen e nënkryetarit të Komunës së Istogut, z. Genc Ademaj, drejtoreshës për Kulturë, znj. Era Rexhaj, kryetarit të Klubit Letrar “Podguri”, z. Nuredin Imeri, si dhe me praninë e një numri të madh ideologësh dhe mbështetësit të zjarrtë të ideologjisë rugoviane dhe krijuesish nga Istogu, Peja, Prizreni dhe mërgata, u bë përurimi i librit të shkrimtarit të njohur Namik Selmani, të veprës së tij madhore “Po ku je, Ibrahim Rugova?”.
Ky aktivitet kulturor u shndërrua në një manifestim të kujtesës, respektit dhe mos harresës, duke rikujtuar me dinjitet filozofinë e urtësisë dhe rezistencës paqësore në rrugëtimin e shtet formimit modern të Kosovës. Përmes kësaj veprimtarie u nderua figura e ndritur e Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, njeriut të fjalës së mençur shqipe dhe simbolit të vizionit demokratik të kombit tonë.
Ku mes nikoçirve të Komunës referoi
Neki Lulaj
Shkrimtar me banim në Gjermani i cili në vazhdim të fjalës se tij tha:
Vetëm disa kilometra larg Bërliqit vendlindjes time dhe Pejës përherë Istogun e kam parë si shtëpinë time të dytë.
Në të gjithë rrugëtimet që kam bërë në Kosovë Evropë SHBA. Apo dhe në botë përherë kam dashur ta kam një shami malli të Istogut se në jetën time e kam lidhur atë me vendlindjen e Heroit Kombëtar presidentit të parë historik dr. Ibrahim Rugova.
E sot nga kjo foltore e them sërish këtë rrëfim të sinqertë po jam shumë më tepër I emocionuar se po bekoj librin e mikut tim të kahershëm dhe mikun e mjaft familjeve të Kosovës brenda e jashtë vendit të Shkrimtarit Namik Selmani.
Para pak ditësh e përjetova këtë emocion në Hotel “ Rozafa” të Shkodrës ku mjaft personalitete dhe Ambasadorë të Paqes e vlerësuan këtë libër si një dhuratë të çmuar si një pasuri kombëtare.
Është bukur mirë të kujtojmë simbolet e kombit tonë ato të pushkës fjalës dhe të penës. Ata të politikës dhe diplomacisë
Kosova jonë do të ketë nevojë për frymën rugovane që na e sjellë të gjallë shkrimtari Namik Selmani.
Libri është një buqetë me poezi, poema, kujtime të bashkëkohësve jam i nderuar se në të është dhe një poezia e imja për heroin Kryetarin dr. Ibrahim Rugova.
Sot në qytetin e dr. Ibrahim Rugovës -pra në Istog,po promovohet libri “Po ku je Ibrahim Rugova?” puna 20- vjeçare e shkrimtarit Namik Selmani. Ky libër ka një rëndësi të veçante kur shkruhet prej një autori çam, i cili jeton mes Tiranës dhe Amerikës .
Pak fjalë për autorin
Të flasësh sot për enciklopedinë dhe gjeografinë shpirtërore të trojeve shqiptare, do të thotë të flasësh për Namik Selmanin – intelektualin, mësuesin, shkrimtarin, poetin dhe redaktorin e palodhur të shumë librabe.Ai është një nga ata njerëz që nuk i përket vetëm një vendi, por mbarë gjeografisë dhe hapësirës shqiptare.
E gjen në Preshevë e Tetovë, në Gostivar e Shkup, në Çamëri e Kosovë, në Gjakovë, Ferizaj, Pejë e Istog,Prishtinë, në Ulqin, Vlorë, Shkodër e Tiranë, në Tropojë, por edhe në Greqi, Itali, Londër, Nju Jork, Boston e Massachuset. Kudo ku ka shqiptarë, është edhe fjala e tij, është edhe libri i tij.
Me përurime, takime letrare dhe biseda kulturore, ai mbetet një rrëfimtar i ngrohët dhe i vërtetë i letrave shqipe. Vargu i tij poetik, ashtu si edhe proza, ka kohë që ka thyer kufijtë administrativë dhe ka bashkuar shpirtërisht trojet shqiptare. Ai ka hyrë në zemrat e lexuesve pa pasaportë e pa vizë, duke dëshmuar fuqinë e artit dhe të fjalës së shkruar.
Në këtë rrugëtim, ai qëndron denjësisht krah figurave të shquara si Dritëro Agolli ,Ismail Kadare,Bilall Xhaferi, etj,duke ndarë të njëjtën ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj çështjes madhore kombëtare dhe letërsisë.
Mençuria, urtësia, sinqeriteti dhe lidhja e vazhdueshme me njerëzit e artit, të pendës dhe të vargut, e kanë bërë Namik Selmanin një personalitet të veçantë të kulturës shqiptare. Stili i tij krijues është i dallueshëm, me një thellësi mendimi dhe ndjeshmëri që rrallë haset.
Krijimtaria e tij letrare, me mbi 75 libra të botuar, përbën një punë titanike dhe një pasuri të vyer për letërsinë shqipe. Përmes veprës së tij, ai ka sfiduar dhe kapërcyer tabu, duke sjellë risi dhe vlera të qëndrueshme artistike.
Sot, me respekt dhe mirënjohje, vlerësojmë punën, vargun dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.
Libri për Ibrahim Rugova është një risi e vërtetë. Nuk ka sot në trojet shqiptare një libër të tillë kaq të plotë e të dobishëm, me poezi, kujtime, mendime nga burrat e mdhej botëror të politikës dhe diplomacisë,përshëndetje dhe fotografi. Për këtë vepër, autorit i është dashur një punë njëzetvjeçare, që dëshmon seriozitetin dhe përkushtimin e tij.
Në librin “Po ku je Ibrahim Rugova” shkrimtari çam shpalos një ide dhe botë imagjinatave dhe shumë reale të Ibrahim Rugovëd,e cila rritët dhe zgjerohet me një mendim tejet interesante dhe meritor. Rritja jeta puna arsimi angazhimi, deri në sakrificën sublime të jetës se I. Rugovës ,qëndresa ,kryekëqësija ,guximi ,stoicizmi, këmbëngulësja prej burri e ngriti Dr. Rugovën lartë në piedestalin meritor, sepse ai kishte diçka të veçantë diçka hyjnore.
Edhe pse koha e bën ecjen e saj vepra e tij nuk shuhet kurrë, ajo vijon të kumbojë tej në largësi duke përçuar meloditë e pa shtrishme nder gjenerata dhe breza qe po rritën. Kujtoj mendimtarin Franc Kafka i cili thotë: “Një libër i bukur është si një sëpatë qe çan detin e ngrirë brenda nesh”. Pra pa mençurinë e Rugovës dhe pa pushkën e UÇK-së Dardania sot nuk do frymonte e lirë. Andaj arti është një çudi e botës , çudi që ushqen shpirtin me të bukurën, kurse libri “Po ku je Ibrahim Rugova?”” e autorit Namik Selmani është mbretëresha e artit.
Sot bariu i mbretëreshës së artit zoti Selmani na ka bashkuar ne në këtë Kështjellë të shenjët duke na dhuruar një margaritar të çmuar kulturor.
Kujtesa e Rugovës e meritonte një libër të tillë.
Mbase do ishte bukur mirë që me mbështetjen e rugovistëve që nuk kanë munguar e nuk do i mungojnë kurrë kombit tonë ta botonim këtë libër edhe në anglishte
Lexojeni me kujdes këtë libër. Mbi gjysma e librit ka kujtime e vlerësime të gazetarëve dhe bashkëkombësve në Amerikë ku ky libër duhet të njihet edhe në anglisht.
I urojmë shëndet të mirë dhe shumë vepra të reja në shërbim të kulturës dhe letërsisë shqipe.
Istog, 13 maj 2026