Në mbrëmje në orën 21:00 të gjithë sytë e botës do të jenë më “Allianz Arena”.
Bajerni i Mynihut pret në ndeshjen e kthimit PSG-në teksa ndeshja e parë në “Parc de Princes” u mbyll me shifrat 4-5. Dueli i një jave më parë dhuroi emocione të jashtëzakonshme, gola, luftë, spektakël, ritëm, çdo gjë të bukur që mund të prodhohet për 90 minuta.
Por sot është mbrëmja e së vërtetës ku vetëm njëra prej tyre do të fluturojë drejt Budapestit ku do të përballet me Arsenalin në 30 maj. Gjithçka është e hapur mes dy gjigandeve të Europës dhe sonte pritet një tjetër finale e parakohshme si ajo e javës së kaluar.
NDESHJA E SOTME
BAJERN MYNIH-PSG (4-5)
PANORAMASPORT.AL