Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Nick Stewart (FDD Action)i është bashkuar si këshilltar ekipit që po negocion një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iran.
Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, e cilësoi Stewart si një ekspert të mprehtë dhe me përvojë në çështjet e politikës, duke theksuar se ai do të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga i dërguari special, Steve Witkoff.
“Nick Stewart është një specialist i aftë dhe me përvojë, i cili i shton vlerë ekipit të talentuar të të dërguarit special Witkoff. Ai sjell një përvojë të gjerë në lidership dhe në politikat që lidhen me Iranin, si nga puna e tij në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë të Donald Trump, ashtu edhe në Kapitol”, thuhet në deklaratë.
Sipas autoriteteve amerikane, Stewart është rekrutuar nga Jared Kushner dhe më parë ka punuar për degën lobuese të Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë, një organizatë e njohur për qëndrimet e saj të ashpra dhe mbështetjen e fortë për veprime ushtarake ndaj Iranit.