Ata katër burra, një jetë plot nge,
nër rreze rreziqe shkundin urnat
.
veç njeri prej tyre kohësh i ve.
.
Njihen, s’e njohin njeri – tjetrin.
Nata i trishton, zgjimi ata
i përtërin nesërmi.
.
Afër ata katër burra
me moshë aty-aty,
të njëjtën gjuhë
flasin
.
secili prej tyre flet tjetër gjuhë.
.
Jetojnë, nuk jetojnë
në të njëjtën fe,
.
asnjeri prej tyre
s’e braktisi dheun
për të tjera rreze e re.
.
Tre jetojnë në bregdet,
i katërti në kryeqytet.
.
I desh ca fati, po ai fat
jetën prapthi
ua kthehu
lak.
.
Secili jeton dritëmjegullën e vet
mjerisht s’i njohin më gratë
njohin kafenetë.
.
Mëngjes ata njohin
lulishtet dhe detin,
çka bën në verë
njeri jetë klime
në vjeshtë
e bën
tjetri.
.
Çka bën njeri në dimër
tjetri e pi botë bore
me një vetëtimë.
.
Katër burra zotër të shtëpisë,
plagosur herët vonë
padrejtësisht.
,
Ata jetojnë
në një strehëz të vetme
gaz harmonike përshpirtje helme.
.
Asnjë vulëhumbur, plot, shkundur.
.
Ata janë katër shokë,
asnjëherë takuar tok.
.
Njeri prej lisi, tjetri prej bungu,
i treti prej plisi, i katërti
valë jugu.
.
Të gjithë besimtarë
në po të njëjtën fe
po Zoti nuk është
një për të katërt
mbi dhe.
.
Nonda beson
se zoti i tij është guri
mbi kryet e djalit gjethet thurruri.
.
Guri mbi kryet e gruas ca mote …
në ledhe të flokëve.
.
Alqi beson :
Zoti i tij është vala
lutje dhe falje stërkalat.
.
Në cilin breg? Në cilën pishnajë?
Aty ku dita mban ditën
mos qajë.
.
Lea beson : Zoti i tij
është pushkë
ai gjuan ujq.
.
Për Ksenon
sot e gjer vonë
Zoti i tij është ekuacion.
.
Njeri jeton me zdrukth për qivure
tjetri pompë oksigjeni e krismë,
bregu … hardhi e puthjeve
kryeqyteti …. lajmëtar
me sfinks.
.
Jeta e tyre
ditëve përvëluese të verës
sheh Diellin të plotfuqishmin
si tkurret, harliset poshtëpërpjetë.
.
Të katërve u ka ikur
edhe moti i gruas,
.
Nonda e përcolli zonjën
mes dy lëngatave
.
Lea me zonjën
as prej çertifikate
.
tani secili me të vetat gjer në thua.
.
Alqi jete nën kupolën e beqarisë
k’cente e dehej … tani l’pin
gjuhëzën e puthjeve
të heshtjes
hithër,
cikmë.
.
Ksenoja, i vetmi bredharak,
përze hijen e ngathët
ngadalë vrapit dinak.
.
Natën…takohen të katërt
në helikopterin “brezi”
ose në çastin “varkë”.
.
Ç’është kjo dalldisje
kjo marramendje
kjo arratisje,
.
nga bota e mpakjeve më pak
e përpjekjeve, nga vrajat
dhe qitjet ?
.
Kush qëlloi? Me se qëlluan?
Kë vranë : lisin, përroin,
vrapin plot duaj?
.
O natë jetëshkurtër,
gjumi ende s’ka ardh’ tek të katërt
Fati stërkëmbësh i detit dhe rrugës.
.
Asnjë s’e kyç derën e fatit
s’fle dhe fle me syrin
tek kyçi … prapthi.
.
Presin heshtjen
e përcjellin
me hak,
.
me hakun e ankthit
takikardisë
vragë.
.
O katër burra, secili më vete …
udhët e botës u meken
s’u shemben.
.
Fatet e tyre
plot kryqe, pa frak,
katër burra me të njëjtën fe
.
me lutje të gjata, mpak jetëgjatë….