Voyage entre Illyrie et Albanie & Via Egnatia
Nga Odette Marquet, Michel Rivière, Ronald Fitte
(Udhëtim përmes Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia)
. I disponueshëm në botë më Prill 2026
.Një dëshmi historike dhe vizuale mbi trashëgiminë e krishterë të shqiptarëve
Ky libër, i botuar nga ne në frëngjisht, është fryt i dy dekadave studimi të murgeshës Odette Marquet dhe dy autorëve francezë, të cilët kanë hulumtuar trashëgiminë tonë, kanë vizituar dhe fotografuar monumentet dhe vestigjet e saj përgjatë Via Egnatia. Ata kanë konsultuar dokumente që nga fillimi i erës sonë në bibliotekat evropiane, përfshirë ato të Konstandinopojës dhe Vatikanit. Kështu libri ka përparësinë t’u shpëtojë akuzave të fqinjëve që shpesh pretendojnë se autorët shqiptarë janë subjektivë. Për pasurinë dhe qasjen serioze, ai është vlerësuar edhe nga revista prestigjioze franceze Figaro Histoire.
.
Libri Voyage entre Illyrie et Albanie par la Via Egnatia është një vepër unike që hedh dritë mbi trashëgiminë e krishterë të shqiptarëve (në territorin e Shqipërisë të Kosovës dhe të gjithë hapësirës së banuar prej tyre në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi), duke e vendosur atë në një kontekst të gjerë historik dhe kulturor. Ky botim, rezultat i 20 viteve kërkimi, studimi dhe udhëtimi, përmban 340 faqe dhe mbi 150 fotografi ekskluzive. Ai paraqet për herë të parë një panoramë të dokumentuar të rrënjëve të krishtera të shqiptarëve.
Në qendër të këtij libri qëndron një frazë e apostullit Pal në Letrën drejtuar Romakëve: “…kështu, që nga Jeruzalemi e deri në Iliri, e kam shpërndarë tërësisht Ungjillin e Krishtit.”
I nisur nga ky testament shpirtëror, libri eksploron themelet e para të krishterimit në Iliri, përfshirë kishat e hershme, bazilikat dhe komunitetet e para të besimtarëve që u shfaqën që në shekullin I pas Krishtit, duke filluar në qytetin bregdetar të Durrësit.
Një nga dëshmitë më të rëndësishme të kësaj trashëgimie janë dy Kodikët e Purpurt të Beratit, Beratinus 1 dhe 2. Këto dorëshkrime të rralla biblike, ndër thesaret më të vjetra e njerëzimit, trajtohen hollësisht në libër. Përkundër fakteve të pasur dhe të pamohueshme, sot, trashëgimia e krishterë e shqiptarëve ndodhet nën kërcënim, pikërisht si pasojë e mungesës së studimeve të kësaj natyre.
Përse ky libër është i domosdoshëm?
Gjatë dekadave, ka pasur përpjekje sistematike për të zvogëluar ose mohuar rrënjët e krishtera të shqiptarëve. Nëpërmjet këtij libri, paraqiten fakte të dokumentuara që dëshmojnë se shqiptarët nuk janë vetëm trashëgimtarë të një kulture shumëfetare, por gjithashtu bartës të një identiteti të lashtë të krishterë po aq të lashtë sa ai i rumunëve, maqedonasve apo grekëve.
Libri shërben si një dëshmi historike se janë pikërisht shqiptarët që e ruajtën këtë trashëgimi dhe mbështet të drejtën e tyre së bashku me kombësitëe tjera, për të ruajtur dhe menaxhuar këto monumente. Kishat dhe manastiret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, nuk janë thjesht objekte arkitekturore të një grupi të caktuar, por pjesë e pandashme e historisë së përbashkët të shqiptarëve.
Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të ndjekë narrativën që synon t’ua akordojë këto pasuri në Kosovë ekskluzivisht serbëve, duke injoruar faktin se këto monumente jo vetëm janë ndërtuar nga vetë shqiptarët, por janë ruajtur dhe mbrojtur nga ata në shekuj.
Një vepër shkencore dhe artistike
Libri nuk është vetëm një analizë historike, por edhe një përvojë vizuale e pasur. Fotografitë e tij unike sjellin një vështrim të ri mbi monumentet, sidomos në Kosovë e Maqedoni, që shumë prej nesh i njohin vetëm nga rrëfimet fragmentare dhe ekskluzivisht serbee slavo maqedone. Askush nuk e di ndoshta edhe në Kosovë që manastiri i Gracanicës aq i promovuar si trashëgimi e serbëve në Kosovë, ngrihet mbi rrënojat e një kishë primitive të quajtur Zija e Mirë, ndërtuar nga banorët autoktonë, shumë përpara ardhjes së serbëve në gadishullin Ballkanik.
Për ata që duan të thellohen më tej, bibliografia e pasur dhe burimet e referencave ofrojnë një bazë solide për studime të mëtejshme.
Ky botim është një homazh për identitetin evropian të shqiptarëve, duke treguar se Shqipëria dhe Kosova nuk janë thjesht vende që ndodhen gjeografikisht në Perëndim, por ato janë pjesë e pandashme e historisë së tij shpirtërore dhe kulturore.
Një libër, jo vetëm thesar i së kaluarës, por një armë për të mbrojtur të ardhmen.
Disponible në France dhe « monde entier » gjithë botën 2026
Librairie France dhe në Fnac : https://bit.ly/4fi6QKW
Në Amazon : https://bit.ly/3OWkrwJ
Au prix de 79 €
Contact Presse :
BILINGUE Éditions
Email : Info@bilingue.net
Téléphone France & WhatsApp : +33 (0) 6 82 03 02 75

Artikulli kushtuar Voyage entre Illyrie et Albanie & Via Egnatia gjendet në numrin 80 të revistës Figaro Histoire (qershor-korrik 2025), në të gjitha libraritë e Francës dhe online në: http://bit.ly/4ns5i6f
Figaro Histoire botohet në rreth 370 000 kopje !
Voyage entre Illyrie et Albanie. Odette Marquet, Michel Rivière et Ronald Fitte.
(Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë)
Michel De Jaeghere*
E ngrirë për shekuj me radhë nga pushtimi osman, dhe që prej Luftës së Dytë Botërore, e ndarë nga pjesa tjetër e Perëndimit prej diktaturës komuniste, Shqipëria ka qenë shpeshherë pre e përplasjeve ndërmjet klaneve fisnore dhe mafioze. Ajo shihet ndonjëherë si një enklavë e huaj në zemër të Ballkanit. Por populli i saj është ndër më të hershmit e Evropës, me rrënjë që datojnë që në pushtimet indoevropiane, pasi ngulja e tyre është bërë në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit.
Me emrin Ilirë, shqiptarët kanë luajtur një rol kyç në Antikitet, shumë përpara mbërritjes së sllavëve, duke i dhënë Perandorisë Romake së shekullit III-të perandorët që ndihmuan në ringritjen e kësaj Perandorie – nga Klaudi II-të Gotiku tek Kostandini i Madh.
Të përballur me pushtimet Sllave dhe Avare në shekullin VI-të, të kërcënuar nga synimet bullgare për zgjerim, të nënshtruar nga osmanët, shqiptarët kanë kaluar nëpër histori me një aftësi të rrallë për të mbijetuar përballë vështirësive: heroi i tyre, Skënderbeu, rezistoi, në mijëvjeçarin XV, duke i bërë ballë për një çerek shekulli, me vetëm disa mijëra burra, ushtrive të panumërta të sulltanit.
Duke u mbështetur në njohjen e thellë të vendit, autorët e këtij libri të bukur (në kategorinë: Libra Arti) propozojnë një udhëtim nëpër histori duke ndjekur gjurmët e via Egnatia, rruga që lidhte detin Adriatik me Bizantin, në kohën e Perandorisë Romake.
Nga Apolonia deri te Kalaja e Krujës, rrethimi i së cilës frymëzoi Ismail Kadarenë për veprën e tij prodigjioze Daullet e shiut, dhe nga manastiri i Graçanicës deri në grykëderdhjet e Kotorrit, ky udhëtim në hapësirë është edhe një udhëtim i mrekullueshëm në kohë. Bukuria e afreskeve të manastireve përputhet me atë të peizazheve.
Këtu gjejmë jehonën e misioneve të Shën Palit sikurse edhe dëshmitë e fushatave të Kostandinit të Madh. Aty zbulohet pasuria e së kaluarës romake dhe thellësia e një krishterimi të hershëm – që nën pushtimin osman, për shumë shekuj, u dënua të mbijetojë vetëm nën hi.
Bilingue Éditions, 344 faqe, 79 € Fnac : https://bit.ly/4fi6QKW
Amazon : https://bit.ly/3OWkrwJVoyage
* Kryeredaktor i Figaro Histoire

Article disponible au Magazine Figaro Histoire (n°80, juin-juillet 2025) dans toute la France et en ligne : http://bit.ly/4ns5i6f
Le texte original en français
Un hommage visuel et érudit à une identité européenne méconnue que j’ai le plaisir de vous partager ici :
Voyage entre Illyrie et Albanie, Odette Marquet, Michel Rivière, photographies de Ronald Fitte.
Livrée pendant des siècles à la glaciation ottomane, fermée après la Seconde Guerre mondiale au reste de l’Occident par sa dictature communiste, souvent en proie, depuis, aux affrontements entre clans tribaux et mafias, l’Albanie est parfois tenue pour une enclave étrangère au cœur des Balkans. Son peuple est, au contraire, l’un des plus anciennement installé en Europe puisque son implantation remonte aux invasions indo-européennes, au Ile millénaire av. J.-C. Il a joué, sous le nom d’Illyriens, et bien longtemps avant l’arrivée des Slaves, un rôle majeur durant l’Antiquité, fournissant à l’Empire romain du Ille siècle les empereurs qui furent les acteurs de son redressement, de Claude Il le Gothique à Constantin. Confrontés à l’invasion des Slaves et des Avars lu Vie siècle, en proie à l’expansion bulgare, subjugués par les Ottomans, les Albanais n’en ont pas moins traversé l’histoire avec ine rare capacité à survivre à l’adversité: leur héros Skanderbeg tint tête pendant vingt-cinq ans, au XVe siècle, avec quelques nilliers d’hommes, aux troupes innombrables du sultan. Forts de leur connaissance intime du pays, les auteurs de ce beau livre roposent une traversée de son histoire en suivant les traces de la via Egnatia, qui reliait, sous l’Empire romain, la mer Adriatique i Byzance. Du bouleutérion d’Apollonia à la forteresse de Kruja, dont le siège inspira à Ismaïl Kadaré ses prodigieux Tambours le la pluie, et du monastère de Gracanica aux bouches de Kotor, ce voyage dans l’espace est un formidable voyage dans le temps. a beauté des fresques des couvents répond à celle des paysages. On y retrouve l’écho des missions de saint Paul aussi bien que es souvenirs des campagnes de Constantin. On y découvre aussi bien la richesse du passé romain que l’ancienneté et la profondeur l’une christianisation que l’occupation ottomane a condamnée à ne subsister, pendant des siècles, que sous la cendre. MDe]
Bilingue éditions, 344 pages, 79 €. »
—