Largimi i tij do të hyjë në fuqi menjëherë, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim në rrjetet sociale.
SHBA- Sekretari i Marinës Amerikane, John Phelan, është larguar nga administrata e Trump. Largimi i tij do të hyjë në fuqi menjëherë, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim në rrjetet sociale. Ndërkohë, nënsekretari i Marinës Hung Cao do të shërbejë si sekretar në detyrë, shtoi Parnell.
BBC shkruan se, Phelan është udhëheqësi i fundit ushtarak i rangut të lartë që largohet nga administrata në muajt e fundit. Largimi i tij vjen mes luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe bllokadës së vazhdueshme të Ngushticës së Hormuzit nga SHBA-të.
“Në emër të Sekretarit të Luftës dhe Zëvendës Sekretarit të Luftës, i jemi mirënjohës Sekretarit Phelan për shërbimin e tij ndaj Departamentit dhe Marinës së Shteteve të Bashkuara. I urojmë atij suksese në përpjekjet e tij të ardhshme.”, shkroi Parnell.
Marina nuk dha një arsye për largimin e Phelanit. Kjo vjen vetëm disa javë pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, i kërkoi Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Randy George, të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Dy zyrtarë të tjerë të ushtrisë, gjenerali David Hodne dhe gjeneralmajori William Green, janë shkarkuar gjithashtu nga rolet e tyre kohët e fundit./Dosja.al