GREQI– Izraelitët po synojnë të zhvendosen drejt vendve të mesdheut, duke blerë prona në Shqipëri, Greqi dhe Qipro. Ish-agjenti i CIA-s, John Kiriakou ka deklaruar se izraelitët po blejnë prona në Shqipëri dhe Greqi, në rast se gjërat përkeqësohen në Izrael, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Gjatë një interviste për mediat, Kiriakou dha alarmin për blerjen masive të pasurive të paluajtshme dhe tokave në Shqipëri, Greqi, Qipro nga izraelitët. Sipas Kiriakou, ky nuk është një investim i thjeshtë, por një plan për të krijuar një strehë të sigurt për emergjencat.
“Në pesë vitet e fundit, izraelitët kanë qenë blerësit kryesorë ndërkombëtarë të pasurive të paluajtshme në Greqi,” vëren John Kiriakou.
Kiriakou fillon duke iu referuar informacioneve nga kontaktet e tij në Qipro, duke vënë në dukje se izraelitët tashmë kanë filluar ta zbatojnë këtë plan. Në fakt, ai flet për krijimin e një shkolle ideologjike në Greqi, e cila do t’i shërbejë planeve strategjike të sionizmit. Qëllimi i shkollës, sipas tij, është të edukojë nxënësit hebrenj që kanë ikur në Qipro nga Izraeli.
Ai tha se izraelitët kryesojnë në blerjet e pasurive të paluajtshme kryesisht në Greqi, ndërsa vëren se kjo rritje e çmimeve dhe blerja masive nga investitorët e huaj e bëjnë të pamundur blerjen e pronave për vendasit në Shqipëri, Greqi dhe Qipro./Dosja.al