Papa Leone XIV i është përgjigjur kritikave të presidentit të SHBA, Donald Trump, duke theksuar se do të vazhdojë të flasë kundër luftës. Papa tha për Reuters se nuk dëshiron që të hyjë në një debat me presidentin amerikan.
“Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit ka për qëllim të abuzohet në mënyrën që po bëjnë disa njerëz. Do të vazhdoj të flas me zë të lartë kundër luftës, duke kërkuar të promovoj paqen, dialogun dhe marrëdhëniet shumëpalëshe midis shteteve për të kërkuar zgjidhje të drejta për problemet“, tha ai.
Më herët, presidenti Trump tha përmes një postimi në Truth Social se nëse ai nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, Papa Leo s’do të ishte në Vatikan.
Po ashtu, nga Baza Ajrore Andrews në Maryland, Presidenti Trump e cilësoi Papën si “shumë liberal” dhe e akuzoi se “nuk beson në luftën kundër krimit”, ndërsa theksoi se nuk është “një admirues i tij”. Panorama