Dy ditë më parë, takova një mik i cili më dha një ide interesante.
Ai tha: “Meqenëse nuk je në Facebook, pse nuk provon të bësh miq në jetën reale duke zbatuar të njëjtat parime të Facebook-ut?”
Tani, çdo ditë, dal në rrugë dhe u tregoj kalimtarëve se çfarë kam ngrënë, si ndihem, çfarë kam bërë natën e kaluar, çfarë do të bëj sot, çfarë do të bëj nesër. U jap atyre foto personale të mia dhe të familjes sime, të qenit tim, të miat duke larë enët dhe të familjes sime duke parë televizor – foto të vjetra ose të bëra së fundmi. Gjithashtu dëgjoj me shumë kujdes bisedat e njerëzve dhe përgjigjem: “Më pëlqen!” me një gisht të madh lart… dhe duhet të them se po funksionon!
Tashmë kam pesë persona që më ndjekin: dy oficerë policie, një psikiatër, një psikolog dhe një mjek!!!