Ai tha se SHBA-ja, BE-ja dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Beogradin të marrë një vendim të qartë
GJERMANI- Ish-zyrtari i lartë i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Edward P. Joseph, ka deklaruar se nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin. Ai tha se SHBA-ja, BE-ja dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Beogradin të marrë një vendim të qartë
“Kam argumentuar se SHBA-ja, BE-ja dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Beogradin të marrë një vendim të qartë. Kam shkruar gjithashtu se nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin”, tha Joseph.
Lidhur me propozimin e presidentit serb dhe kryeministrit Rama, që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë në BE pa të drejtën e vetos, Joseph e përshkroi këtë si një “kal i Trojës”. Gazeta gjermane Berlin Zeitung shkruan se eksperti amerikan theksoi se kjo mund të shkaktojë përçarje midis anëtarëve të BE-së lidhur me një mundës të ardhshëm pranimi të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se në rastin e Beogradit duket se qëllimi është të pengohet përparimi i shpejtë i Malit të Zi drejt BE-së, ashtu siç Putin e sheh anëtarësimin e Ukrainës në BE si një kërcënim, sepse për Vuçiçin kjo do të ishte poshtërim dhe humbje strategjike.
“Si Putini, edhe Vuçiç do të duhej t’i bënte vetes pyetjen e pakëndshme: pse Mali i Zi, me një orientim të qartë pro-perëndimor, po përparon, ndërsa Serbia mbetet pas? Kjo gjithashtu zbulon çmimin e balancimit që Vuçiç luan mes katër shtyllave të politikës së jashtme,” përfundoi Joseph./Dosja.al