Ceremonia për konstituimin e pjesshëm të të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” ka nisur këtë të enjte në Washington, e thirrur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës nga Lindja e Mesme, Azia, Ballkani etj, Kujtojmë se BE-ja e ka bojkotuar takimin e parë të Bordit të Paqes.
Edhe Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e Donald Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”.
Në këtë takim, që pritet të marrë formën e një konstituimi të pjesshëm të bordit, po marrin pjesë disa liderë ndërkombëtarë, mes tyre:
Hamad bin Isa Al Khalifa – Mbret i Bahreinit
Kassym-Jomart Tokayev – President i Kazakistanit
Shavkat Mirziyoyev – President i Uzbekistanit
Përfaqësues nga Indonezia
Nicușor Dan – President i Rumanisë
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Mostafa Madbouly – Kryeministër i Egjiptit
Mohammed Al-Thani – Kryeministër i Katarit
Përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Arabia Saudite
Në nisje të ceremonisë, liderët realizuan një foto familjare. syri.net