TIRANË- Diplomati evropian Michael Gahler është takuar me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se eurodeputeti u shoqërua nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
Në konferencën për mediat, kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së David McAllister u shpreh se nuk do ta takonte Kreun e PD-së pas do të lëvizte direkt në aeroport. Gahler është pjesë e delegacionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian që ndodhet në Shqipëri, ku mbajtën disa takime.
“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport.”, tha McAllister./Dosja.al