Autoritetet kanë qenë nën presion ditët e fundit për të hetuar përfshirjen e ish-Princit Andrew Mountbatten-Windsor në këto fluturime.
BRITANI E MADHE- Policia britanike konfirmoi se po hetonte akuzat që dolën nga dosjet Epstein, sipas të cilave financieri i dënuar amerikan Jeffrey Epstein dërgoi gra në Mbretërinë e Bashkuar me avionë privatë. Autoritetet kanë qenë nën presion ditët e fundit për të hetuar përfshirjen e ish-Princit Andrew Mountbatten-Windsor në këto fluturime.
“Po shqyrtojmë informacionin në lidhje me fluturimet private për në dhe nga Aeroporti i Stansted (Londër) pas publikimit të dosjeve të Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së”, tha Policia e Essex-it, e cila ka juridiksion mbi aeroportin në verilindje të Londrës.
Policia, e cila duhet të përcaktojë nëse ka informacion të mjaftueshëm për të nisur një hetim formal, nuk e ka përmendur Andrew-n me emër. Mediat e huaja shkruajnë se, javën e kaluar ish-kryeministri Gordon Brown bëri thirrje për një shqyrtim, duke thënë se ai ishte informuar privatisht se hetimet ndaj ish-Princit Andrew nuk i kanë marrë parasysh siç duhet provat thelbësore që lidhen me këto fluturime./Dosja.al