Dashi
Java ashtu si zakonisht do të nisë nxitimthi për ju, por do të mund të mbështeteni te Mërkuri për t’ia dalë mbanë. Do të reflektoni shumë energji dhe kjo do të bëjë që ta mbyllni ditën të kënaqur.
Demi
Hëna e cila do te jetë kundër shenjës suaj do ju shkaktojë jo pak tensione. Parashikohen debate të vogla në dashuri. Nuk do të hezitoni që t’i përplasni në fytyrë defektet partnerit tuaj.
Binjakët
Ky 29 shkurt do jetë i tensionuar, pasi me sa duket nuk ka mjaftuar fundjava për të rikuperuar energjitë. Puna do ju duket si një pengesë e padurueshme dhe me zor do të përqendroheni.
Gaforrja
Java do të nisë më së miri, prej harmonisë së plotë mes yjeve dhe planeteve në shenjën tuaj. Hëna dhe Marsi do ju karikojnë në maksimum dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë.
Luani
Dita do të nisë e mbushur me tension dhe gjithçka prej ndikimit të Hënës që do ua vështirësojë situatën. Mos e teproni me debatet në dashuri, pasi xhelozia rrezikon të kthehet e padurueshme.
Virgjëresha
Java do të nisë më së miri për ju, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, Hënës dhe Marsit, të cilët do ju mbështesin. Do të jeni në harmoni të plotë me partnerin.
Peshorja
Horoskopi i ditës do të jetë pozitiv, ndonëse do të keni vështirësi në të qenit aktivë dhe reagues deri në fund të ditës. Kjo e hënë do të nisë e ngadaltë dhe do e keni disi të vështirë që t’i përgjigjeni siç duhet punës.
Akrepi
Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do ju japë grintën e duhur për të zgjidhur disa probleme në punë dhe suksesi juaj do bëjë që të spikatni mbi të tjerët.
Shigjetari
Kjo ditë parashikohet e qetë, pavarësisht ndonjë diskutimi të mundshëm. Mos u ndikoni nga të tjerët, nëse dëshironi të realizoni një dëshirë tuaj, vazhdoni me këmbëngulje.
BricjapiHëna dhe Marsi do ju ndihmojnë që të ndiheni të relaksuar gjatë kësaj dite. Në dashuri do të kërkoni bashkëpunimin e partnerit për të çuar përpara disa punë. Një refuzim mund t’iu acarojë dhe kjo do të bëjë që të shkaktohen polemika.
Ujori
Kjo ditë parashikohet të jetë e mbushur me tensione në punë, për shkak të disa ideve tuaja. Në dashuri do të ketë mister, heshtje dhe nuk do të arrini të kuptoni synimet e partnerit.
Peshqit
Do të keni nevojë për përkëdheli dhe më shumë bashkëpunim nga ana e partnerit. Për ata që janë vetëm do të jetë një e hënë melankolike, pasi dëshira për të qëndruar pranë një personi të veçantë do ju bëjë nostalgjikë.
Komentet