Disa ditë para 31 dhjetorit 2025. QSUT, kati i 5-të, Spitali Qendror Nga Osman Stafa
“Thaçi dhe Veseli e morën me pranga” Gjykata e Hagës për zhdukjen e Behajdin Allaqit 28 vite më parë: Jemi të bindur se ai u vra, në komunikatë thanë se ra dëshmor
Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së Nga Veton Surroi
Ndërron jetë Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
ABEDIN MULOSMANAJ, NJË JETË MES KULLËS, SHKOLLËS, MËRGIMIT, GAZETARISË DHE DIPLOMACISË- Nga Ramiz LUSHAJ
Të ndalet fushata kundër Gjykatës Speciale – Pajtim mbi themelet e drejtësisë – Në interes të Republikës së Kosovës dhe Katërshes Nga Elida Buçpapaj
“Qeveria juaj ka dështuar” Përplasje mes Ramës dhe shqiptarit në Michigan, kryeministri nuk e lejon të flasë: Ke pyetje apo fjalim?
UGSHPD: KËSHTU I SHFAROSIM ZOGJTË!
“Do të kontrollohen të gjithë” – Magyar njofton projektligjin për verifikimin e pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë
“Ligji 21/2024 duhet shfuqizuar”, Ina Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar dhe shkatërruar vendin
Intervista- Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut: Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Disa ditë para 31 dhjetorit 2025. QSUT, kati i 5-të, Spitali Qendror.
Shkoj për të takuar një shok shumë të afërt. Babai i tij kishte 10 ditë i shtruar. Në korridor, miku im dhe motra e tij sapo kishin marrë përgjigjen nga mjekët:
“Babai juaj nuk bëhet dot operacion. Dyshojmë për pneumoni. Duhet të shkojë në Sanatorium.”
Por babai i tyre ngjiste shkallët. Nuk kishte asnjë shqetësim nga mushkëritë.
Problemi i tij ishte stomaku. Duhej operuar urgjentisht. Çdo ditë që kalonte ishte në disfavor të pacientit.
Dyshimet e familjarëve nisën aty.
Vajza iu drejtua mjekëve:
“Pse po na sorollasni? Pse po na çoni në Sanatorium?”
Ajo tregoi se kishte dëgjuar një mjek në spital të thoshte:
“Që të mos i vdesë pacienti në pavijon, e lanë në ashensor.”
Familjarët kërkuan kohë. Morën diskun e skanerit dhe shkuan në një spital privat.
Shefi i Reanimacionit i Spitalit Amerikan 3, u tha qartë:
Rasti është urgjent. Pacienti ka të drejtë të operohet. Edhe nëse do të kishte pneumoni, operacioni mund të bëhej zgjuar. Ai reanimator kishte bërë edhe operacione zemre, me pacientin zgjuar.
U kthyem sërish në QSUT dhe kërkuam një tjetër mendim. Këtë herë tek Dr. Henri Kolani.
Ai pa pacientin, pa analizat, foli me anestezisten dhe me imazheristët. U konfirmua se nuk kishte pneumoni dhe se narkoza nuk i rrezikonte jetën. Vendimi u mor: operim i menjëhershëm. Në 29 dhjetor, operacioni u krye.
Operacioni shkoi shumë mirë. U bë çdo gjë që duhej bërë.
Doktori na tha diçka që nuk harrohet:
“Edhe një javë më shumë dhe pacienti nuk do të kishte mbijetuar.”
Por dua të shtoj disa fakte “të çuditshme” të këtij mjeku, të cilat mi rrëfeu shoku im.
Ky mjek vinte çdo ditë në punë në orën 6 të mëngjesit.
Më 31 dhjetor pasdite, kur spitali ishte gjysmë bosh dhe mendja e shumicës ishte te festa, ai ishte aty.
Më 1 janar, në orën 6 të mëngjesit, ishte sërish në pavijon, duke ndjekur pacientët e operuar.
Pa zhurmë. Pa justifikime.
Kjo ishte rutina e tij.
Po të mos ishte për këmbënguljen e fëmijëve.
Po të mos ishte për një mjek që punon siç e thotë libri, ky pacient do të kishte “trajtuar” një pneumoni që nuk e kishte. Dhe do të kishte humbur ditë jetike.
Po e shkruaj këtë histori edhe për një arsye tjetër.
Sa pacientë sorollaten nga një spital në tjetrin kot?
Sa diagnoza bëhen gabim ose nga lehtësia?
Sa jetë humbasin sepse askush nuk merr përgjegjësi?
Dhe sa pacientë nuk kanë fëmijë që dinë të insistojnë?
Kjo nuk është histori fati.
Është histori mjekësie të bërë siç duhet, përballë atyre që shpesh e neglizhojnë.
p.s Me Dr. Henri Kolanin, nuk kam asnjë njohje të mëparshme. Jemi ndeshur njëherë me të, sikundër edhe me mjekë të tjerë, teksa kam pasur një familjar në spital. Doktori s’kishte lidhje me familjarin tim. Dhe hera e dytë që e takoj ishte kur operoi babin e shokut tim të ngushtë. Dhe ky status nuk është për reklamë, por për një histori të jetuar çdo minutë, nga shoku im i ngushtë.