Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rikthehet me intervistën e katërt EKSKLUZIVE në emisionin “Çim Peka Live”, që transmetohet sonte në orën 20:45 në SYRI TV.
Pas denoncimeve publike që fillimisht u cilësuan “akuza politike”, por që sot janë shndërruar në dosje penale ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Edi Ramës dhe atij vetë – nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, te aferat qindra milionëshe të AKSHI-t – Ahmetaj vjen me një tjetër dëshmi tronditëse mbrëmjen e sotme me gazetarin Çim Peka.
Në këtë intervistë ekskluzive, ish-numri dy i qeverisë pritet të hedhë dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, duke sjellë fakte, emra dhe skema që nuk janë dëgjuar kurrë më parë nga publiku shqiptar.
Ahmetaj rrëfen se si shteti është shndërruar në një strukturë mafioze, si funksionon dirigjimi i sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si kryeministri i vendit përdor pushtetin për të shmangur përgjegjësinë penale etj.
Mos e humbni intervistën EKSKLUZIVE të Arben Ahmetaj në “Çim Peka Live”, sonte në orën 20:45, vetëm në SYRI TV.