TIRANË– Kreyministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Rama theksoi se bizneset e reja janë shtuar me 20 përqind, investimet e huaja, në tremujorin e tretë kanë pasur rritje 10 përqind, stoku i investimeve të huaja është domethënëse dhe më i lart, mbi 10 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm.
Ai u ndal edhe tek rritja e pagave dhe pensioneve, ku theksoi se në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Gjatë fjalës së tij, kryeministri nënvizoi se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.
Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.
“Me të dhëna shumë pozitive dhe inkurajuese, parashikohet të mbyllet me një rritje ekonomike pothuaj 3.9 përqind, thuajse 4 përqind. Thuajse më e larta në këtë pellg ku ndodhemi në kontinentin tonë. Bizneset e reja janë shtuar me 20 përqind, investimet e huaja, në tremujorin e tretë kanë pasur rritje 10 përqind, stoku i investimeve të huaja është domethënëse dhe më i lart, mbi 10 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm.
Paga mesatare ka rezultuar 833 euro, rritje domethënëse. Kemi pak ditë të hyrjes në fuqi të rritjes së pagës minimale në 500 euro. Kontributet për këta punonjës, për 9 muaj do të paguhen nga punonjësit. Nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri, nis edhe rritja e vazhdueshme e pensioneve. Kjo është e gjitha e parashikuar në planet financiare të qeverisë. Nga janari, pensionet do të rriten përtej indeksimit. Indeksimi nuk është rritje e pensionit, por mekanizëm që lidhet me çmimet. Rritja që do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.
Kemi të dhëna edhe në arsimin profesional, ku kemi arritur në afro 20 përqind të arsimit të mesëm, duke shënuar rezultat të ri pozitiv. Punësueshmëria e nxënësve të arsimit profesional është hsumë e lartë. Në 2024, kemi pasur 63 përqind të të punësuarve. Buxheti për arsimin profesional është rritur ndjeshëm dhe do të rritet në vitin e ardhshëm. Reforma e strehimit social, për të hapur epokë krejt të re, për të rritur numrin e përfituesve. Sa i përket borxhit, kemi vazhduar të kemi ulje të borxhit, edhe këtë vit borxhi ulet,” tha Rama./Dosja.al
Rama flet për ekonominë: Do kemi rritje page minimale, rritje dhe pensionesh vit pas viti
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u ndal edhe te rritja e pagës minimale dhe rritja e pensioneve vit pas viti. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Rama nënvizoi se me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u rritur vit pas viti. Sipas tij, pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj.
“Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro. Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.
Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti. Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë, Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj, pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj,” tha Rama./Dosja.al
“Jemi lider në funskionimin e administratës publike”/ Rama sulmon mediat: Jemi në kundërtendencë me çfarë ziejnë tenxheret
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria është lider në fuksionimin e administratës publike. Në konferencën e fundvitit, Rama tha për mediat se arsimi profesional është i lartë dhe se këtë vit, 63% të të punësuarve janë nxënësit që kryejnë arsim profesional.
Sipas tij, Shqipëria vijon të konsiderohet udhëheqëse në mirëfuksionimin e administratës publike dhe akuzon mediat duke thënë se është e kundërta e asaj që raportohet.
“Interesi për arsimin profesional është i lartë. Kemi pasur 63% të të punësuarve nga nxënësit që kryejnë arsim profesional. Nga Doganat kanë ardhur 620 mld lekë të ardhura për shtetin. Janë miratuar disa politika të reja qoftë përsa i përket paketës fiskale, sa i përket paqes fiskale.
Edhe sipas vlerësimit të SIGMËS që është institucion që bën llogaritë, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në disa fusha specifike. Kjo është në kudërtendencë me atë se çfarë ziejnë 70 tenxheret politike dhe mediatike. Por nuk besoj se Sigma ka lidhje me PS dhe qeverinë shqiptare. Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë e varur nga koncesione të vjetra, që të prodhojë pulla fiskale dhe të markojë karburante,” tha ai./Dosja.al
Sektori i Arsimit/ Rama: Po punojmë për 1 mijë laboratorë inteligjentë, ka nisur projekti i transportit për nxënësit
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, e cilësoi arsimin si një sektor që kanë bërë hapa të rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi teknologjinë si një investimet të rëndësishme dhe shtoi se nga viti që vjen, do të mundësojnë edhe mjetet e para të prodhuara në Shqipëri që do të vihen në dispozicion për transportin e mësuesve dhe nxënësve.
Kryeministri përmendi edhe kurrikulat e reja që sipas tij i përshtaten kohës, duke iu referuar teknologjisë. Në fund, Rama nënvizoi se po vijojnë me procesin e ndërkombëtarizimit në arsimit të lartë dhe përmendi rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe bashkëpunimin me BOKU-n e Vjenës.
“Dy fjalë, lidhur me arsimin. Më vjen mirë që kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Duke nisur nga fuqizimi i sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënesve. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit 2027. Që do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe ndënësit. Ndërkohë ka vijuar ndërtimi infrastrukturës arsimore.
Ka nisur projekti i transportit, besojmë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm arsimor do të futen në të gjithë sistemin. Është nënshkruar marrëveshja për smart city. Projekti francëz në Korcë, ka avancuar pozitivisht është bërë gati struktura dhe është përfunduar edhe projekti i zbatimit të ndërtesës. Ndërkohë është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. 839 është numri i punonjësve sociale, mekanizëm për komunik të drejtpërdrejtë mësues nxënës.
Ka nisur rishikimi i kurikulave. Klasat I, VI dhe X nisin me kurikul të re vitin e ardhëm. Në arsimin e lartë janë bërë investime që vijojnë. Ka përfunduar faza e parë për studiot që do marrin pjesë në konkursin për universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, janë 40 kompani që kanë shprehur interes. Vijon transformimi i Bujqësorit në Tiranë, për diploma te njehsuara me Universitetin e Bokut. Janë 252 projekte, ku numrin më të madh e ka Universiteti i Tiranës. Jemi në një fazë të re edhe për reformën në shërbimin shëndetësor dhe përsimin e menaxhimit të spitaleve,” tha Rama./Dosja.al
Rama flet për spitalet, por nuk përmend Onkologjikun: Po zbatohet autonomia menaxheriale, parashikohet rritje pagash për mjekët
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në 12 spitale rajonale po zbatohet autonomia menaxheriale. Në konferencën e fundvitit, ai tha se është vendosur një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim, ndërsa po punohet për krijimin e institutit të tumoreve në Shqipëri, dhe rijetëzimin e spitaleve, për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit.
Rama nuk përmendi kushtet te spitali i Onkologjikut, por shtoi se ka një ‘tendencë botërore’ për rritjen agresive të kancerit në përgjithësi. Kryeministri Rama,vuri theksin gjithashtu tek rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, ku tha se parashikohet një rritje prej 135 euro në muaj.
“Autonomia financiare e spitaleve tona. Në 12 spitale rajonale po zbatohet autonomia menaxheriale. Janë në proces edhe 4 spitale të reja. Ndryshim epokal për shërbimin tonë shëndetësor. Kemi hedhur hap në rritjen e kapacitetet për pacientët me sëmundje tumorale. Është tendencë botërore, ka një rritje agresive të kancerit në përgjithësi. Kemi vendosur një fond të posaçëm, 15 milionë euro si fillim. Kemi filluar për krijimin e institutit të tumoreve në Shqipëri, dhe rijetëzimin e spitaleve, për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit. Janë një sërë programesh të reja falas që futen në proces.Dua të them që ka vazhduar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë.
Do të njihet edhe vjetërsia në punë, e mjekëve dhe infermierëve, do rritet edhe shpërblimi i tyre. Në tërësi, parashikohet që pagat për mjekët, mesatarja, të rritet me 135 euro në muaj. Kantieri i shëndetësisë është aktiv. Po përfundohet materniteti “Geraldine”, është rindërtuar Spitali Rjonal i Lezhës. Kardiokirurgjia në QSUT, Shtëpia e të Moshuarve në Libovë. Janë në proces godina multifunksionale e parkimit në QSUT, që pritet të përfundojë në shtatorin e ardhshëm. a filluar rindërtimi i spitalit të djegie plastikës, ndërtimi i disa godinave të eja në Elabsan, Berat. Rindërtimi i dy marteniteteve në Vlorë dhe Fier. Dua të them që gjithë këto investime mbështesin, përmirësimin domethënës të kushteve të punës të mjekëve dhe infermierëve. Tendenca ka filluar të kthejë,” tha Rama./Dosja.al
Rama për mjekët që largohen jashtë: Tendenca është në rënie
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka një rënie të tendencës së ikes së mjekëve dhe të vajtjes jashtë shtetit dhe sipas tij, kjo është një shumë pozitive. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama nënvizoi se të gjithë këto investime mbështesin, përmirësimin domethënës të kushteve të punës të mjekëve dhe infermierëve.
“Dua të them që gjithë këto investime mbështesin, përmirësimin domethënës të kushteve të punës të mjekëve dhe infermierëve. Më vjen shumë mirë që ka një rënie kuptimplotë të tendencës së ikes së mjekëve dhe të vajtjes jashtë shtetit. Tendenca ka filluar të kthejë. Kjo është shumë pozitive,” tha Rama./Dosja.al
“Është rilindur forca ushatarake”/ Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon
TIRANË– Kreyministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se mbrojtja ka hyrë në një fazë të re pas kontekstit të ri gjeopolitik dhe e cilësoi 2025 si vitin e rilindjes së forcës ushtarak.
Rama nënvizoi se të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Sipas tij, ushtria më e mirëpaguar në rajon është në vendin tonë dhe do të vazhdohet të rritet mbështetja e pagave të ushtarakëve.
“Mbrojtja ka hyrë në një fazë të re pas kontekstit të ri gjeopolitik. Ky vit ka qenë viti i rilindjes së forcës ushtarake. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale, dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të të rinjve ndaj FA, ku objektivi është të rriten forcat me 30 për qind. Janë 731 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA.
Ushtria më e mirëpaguar në rajon është në vendin tonë dhe do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve, sepse ambicia jonë është që të arrijmë në mesataren e vendeve të NATO-s. Ky vit na gjen me një sistem raketor Gjiagelin, me tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga simotra Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore, është Shqipëria një vend prodhues i kapaciteteve ushtarake ku dhe të eksportojë. Ky vit është historik sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes,” tha Rama./Dosja.al
“Do prodhojmë uniformat në vendin tonë”/ Rama: Do prodhojmë mjete të blinduara dhe dronë luftarakë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se më në fund do të prodhohen uniformat në vendin tonë dhe sipas tij, kjo do të jetë pikë referimi për të prodhuar për vendet e tjera. Në konferencën me gazetarët, Rama njoftoi gjithashtu se do të prodhohen edhe mjete të blinduara dhe të emergjencës civile, autoambulanca, mjete patrullimi, drone luftarakë dhe sisteme antidronë.
“Më në fund do të prodhojmë uniformat në vendin tonë, ku vendi ynë do të jetë pikë referimi për të prodhuar për vendet e tjera. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri. Do të prodhojmë mjete të blinduara dhe të emergjencës civile, autoambulanca, mjete patrullimi, do të prodhojmë drone luftarakë dhe sisteme antidronë. Porositë e para janë kryer dhe në 2026 do të shihni prodhimet e para,” tha Rama./Dosja.al
“Tenxheret po ziejnë”/ Rama: Po vëmë rregull në prona shtetërore
TIRANË- Kryeministri Rama u ndal në menaxhimin e pronave shtetërore, si edhe qasjen ndaj interesit të të huajve. Në deklaratën për mediat, ai tha se, Kemi vijuar të vëmë rregull në prona shtetërore!. Ai deklaroi se, vitin e ardhshëm do përqëndrohet në zgjerimin e kampusit të FA dhe të muzeut të FA.
Ndër të tjera, ai solli në një sulm nga bota e terrorit kibernetik që sipas tij, për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale. Rama tha se sot kemi mbrojtjen më të lartë të sigurisë.
“Kemi vijuar të vëmë rregull në prona shtetërore. Tenxheret ziejnë për gjëra nga më të ndryshmet dhe na akuzojnë për një kompani shtetërore që ne kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur për shtetin në mënyrë që në cdo qasje nga të huajt, shteti të marrë pjesën e vet, jo sic ndodhte më parë. por tenxheret ziejnë. Kemi një sërë investimesh në mbarë vendin. Vitin e ardhëm do përqëndrohemi në zgjerimin e kampusit të FA dhe të muzeut të FA.
Mbrojtja civile, kemi vijuar të punojmë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes civile. Kemi vendosur edhe fondin për të blerë avionët e parë zjarrfikës. Siguria kibernetike, patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale, sot kemi mbrojtjen më të lartë të sigurisë. Kemi marrë vlerësime për këtë. Kemi investuar në mënyrë inteligjente. Asnjë sulm deri në momentin që flasim nuk ka arritur të penetrojë,” tha Rama./Dosja.al
“Turizmi me rritje prej 7%”/ Rama: Të ardhurat vlerësohen në 4.4 miliardë euro
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sektori i turizmit në Shqipëri është në rritje. Në këtë konferencë për shtyp, ai tha se të ardhurat nga ky sektor vlerësohen me 4.4 miliardë euro. Sipas tij, krahasimisht me vitin e kaluar, turizmi ka pësuar një rritje prej 7% në vitin 2025.
“Tek turizmi kemi një hop tjetër domethënës, krahasimisht me vitin 2024, shënohet rritje me 7 përqind. Sa i takon vizitorëve të huaj. Të ardhurat nga turizmi kanë qenë domethënëse. Vlerësohen në 4.4 miliardë euro. Kemi pasur shtim të hapësirës së plazheve publike me 18 përqind. Nga 523 parcela, kemi shkuar në 1014. Ndërkohë, kemi vazhduar punën për sezonin e ardhshëm, me disa risi të tjera pozitive në këtë drejtim.”, tha Rama./Dosja.al
I njëjti premtim si në fushatë elektorale, Rama: Do blejmë 2 helikopterë zjarrëfikës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, u shpreh se janë parashikuar rritje e kapaciteteve të mbrojtjes civile. Rama theksoi se mbrojtja civile do të jetë në fokus dhe shtoi se qeveria ka vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për Republikën e Shqipërisë.
“Ne ndërkohë kemi një sërë investimesh në mbarë vendin nga Burreli, Kucovë, Pashalimani, do të fokusohemi në ngritjen e shkollës së aviacionit, kompleksin museal të FA. Mbrojtja civile do të jetë në fokus, zjarret kanë qenë problem i madh dhe ne ndërkohë kemi vazhduar të rrisim kapacitetet e mbrojtjes civile, kemi vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për Republikën e Shqipërisë”, tha Rama./Dosja.al
SPAK opozita e qeverisë? Rama: Ata duan ta shkrijnë por votat i kemi ne, institucioni ka punën e vetë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët, duke folur për SPAK-un, theksoi se SPAK nuk është opozita e qeverisë, por sipas tij, është institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të qeverisë dhe i mbështetur nga qeveria. Ai theksoi se sepresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita e qeverisë, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.
Sipas Kryeministrit, 700 tenxheret politike dhe mediatike, këtë proces e marrin dhe e ziejnë dhe gatuajnë 700 gjellra të ndryshme duke bërë diçka që nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri.
“Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin dhe kundrinorin e keni; SPAK, SPAK. Dhe duke folur për vitin e Shqipërisë, pyetjen e parë e keni për SPAK. Sdo i shmangem asnjë pyetjeje. SPAK nuk është opozita e qeverisë. Është institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj qeverie, dhe i mbështetit nga kjo qeveri.
I garantuar nga kjo qeveri. Të tjerë janë betuar dhe stërbetuar se do ta shkrijnë, por se shkrijnë dot se votat i kemi ne. Është institucion që bën punën e vetë. Depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita e qeverisë, që është opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.
700 tenxheret politike dhe mediatike, këtë proces e marrin dhe e ziejnë dhe gatuajnë 700 gjellra të ndryshme duke bërë diçka që nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, shurdhon publikun me presonin e vet dhe dezinformon publikun thellësisht. Gjysmë e vërteta thonë se është gënjeshtra më e madhe. Që ne jemi këtu bashkë është e vërtetë,” tha Rama./Dosja.al
Rama ironizon protestat e Opozitës: I kemi ndarë punët, ata të rrinë poshtë penxheres time
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët ironizoi protesta e opozitës. Kryeministri me tone ironike tha se protesta janë zgjedhja e tyre dhe sipas tij, kjo nuk ka lidhje me të.
“Protestat? I kemi ndarë punët prej vitesh. Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre s’kam unë asnjë lidhje, kjo është pjesë e lirive,” tha Rama.
Teksa iu referua edhe punës së SPAK dhe spekulimeve për goditjen e drejtësisë nga mazhoranca, Rama i hodhi poshtë këto dyshime, duke thënë se drejtësia e re është produkt i qeverisë që ai drejton, kurse të tjerët jo vetëm spekulojnë e thonë gjysmë të vërteta, por nuk dinë as të bëjnë analizë dhe opozitë./Dosja.al
Rasti i tunelit të Llogarasë, Rama: S’jemi zyrë noterie, 16 mijë faqe nuk janë prova
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, Parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk janë noter të prokurorisë, duke shtuar se, prokuroria e ndjek rastin pa pasur nevojë të ndalojë në derën e parlamentit. Gjatë diskutimit në konferencë, ai replikon ndaj gazetarëve duke i pyetur, “Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë?”. Sipas tij, 16 mijë faqet nuk janë prova por një dosje që përfshin kontrata, studime dhe një pjesë e arkivit të ministrisë.
“Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. As unë dhe askush nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por, ky rast ndryshon nga të tjerat se ka ardhur te ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, që si shumë raste të tjera, prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr i sheh. Nuk doja ta përmendje 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Po të isha unë në këshill, tju thasha atyre çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini se ca janë 16 faqet aty? Nuk janë produkt i hetimit, se nuk ka se si të jenë. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda,“ tha Rama./Dosja.al
“Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie’/ Rama: Po të isha në këshill do i thosha SPAK-ut të largohen
“Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr i sheh. Nuk doja ta përmendje 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Po të isha unë në këshill, tju thasha atyre çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini se ca janë 16 faqet aty? Nuk janë produkt i hetimit, se nuk ka se si të jenë. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda,“ tha Rama.
“Ndërhynë në territorin e pushtetit ekzekutiv”/ Rama: Kërkesa e SPAK ishte skandaloze
TIRANË– Kreyministri Edi Rama e cilësoi kërkesën për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe njëhershë ministre e energjisë dhe infrastruksturës si skandaloze. Sipas Kryeministrit, kjo kërkesë skandaloze nuk ka ndodhur as në Europë dhe as në ndonjë vend të botës.
“Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndirmi, por me qëndrim të duhur, shumë korrekt. Rasti vjen në parlament, dhe para se të vijë në parlament, rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv, brutalisht. Kërkesë skandaloze për pezullim, rast skandaloz në asnjë vend të botës. nuk ka ndodhur as në Europë, as në ndonjë vend të botës. Mbajtëm qëndrim institucional, në parlament do të mbajmë qëndrim,” tha Rama./Dosja.al
“Jemi vendi më skandaloz”/ Rama: Jemi shteti me të parabugosurit më të shumtë në Evropë
TIRANË- Kryeministri Rama, deklaroi se, Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit të Europës. Ai i referohet kontekstit të drejtësisë në Shqipëri dhe përmend, burgosjen e njerëzve pa gjyq.
Rama tha se, janë 4 492 qytetarë në burgjet shqiptare dhe vetëm 1985 janë të dënuar. Sipas tij, kjo shifër tregon se në vendin tonë, probabiliteti të gjendesh në burg si i dyshuar është më i lartë së të shkosh në burg si fajtor.
“Ju them që, Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit të Europës, e thonë shifrat jo unë, që kanë alarmuar kom për parandalimin e torturës dhe këtu e kam fjalën për mënyrë si funksionon drejtësia jonë. Jemi në fund të listës për paraburgimin, pra burgosjen e njerëzve pa gjyq. Dhe numri i njerëzve që gjenden sot në burg, pa qenë ende të dënuar, është më i madh se i atyre që janë në burg të dënuar. E dini ju sa janë këta? Nuk e dini sepse tenxheret, fjalën burg, vjedhje, hajdut e kanë si kripën piperin edhe salcën në cdo lloj gjelle. Ne kemi 4 492 qytetarë në burgjet shqiptarë, vetëm 1985 janë të dënuar.
Jemi vendi më skandaloz për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë pas, por Rusia u përjashtua në Këshilli Europës. Pra, në Shqipëri falë edhe jush nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar që në momentin që dyshohen. E dini c është kjo për këtë vend që e ka kaluar një herë këtë traumë. Kjo shifër tregon se në Shqipëri, probaliteti të gjendesh në burg si i dyshuar është më i lartë së të shkosh në burg si fajtor.
KiE ka bërë një dokument të tërë për paraburgimin për cdo njeri që beson te dinjiteti i tjetrit ai dokument është alarm. Në fund të ditës sensi i drejtësisë është që më mirë 100 fajtorë jashtë se 1 i pafajshëm brenda, ky është sensi i drejtësisë demokratike. Ca i ngelet atyre njerëzve që kalojnë në këtë kalvar të llahtarshëm. Flasim për ata që tenxheret nuk merren fare. Dhe ose nxirren se i kalojnë afatet e paraburgimit ose dalin të pafajshëm. Si ndodh kjo në një vend që kërkon të hyjë në BE, individi të mos ketë të drejtën e një gjyqi. KiE thotë se vendosen masa sigurie ekstreme pa arsyetim të mirëfilltë. Cdo masë duhet argumentuar specifikisht,” tha Rama./Dosja.al
“Kulmi i korrupsionit në Shqipëri?”/ Rama: Tymnaja dhe gënjeshtra!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se probabiliteti që të shkosh në burg pa qenë i dënuar është më i madh se sa rasti kur dënohesh. Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama tha gjithashtu se as pabarazia në tendera, nuk mund të quhet rast korrupsioni, duke shtuar se edhe vetë BE por e ndryshon klasifikimin e kësaj vepre penale.
“Probabiliteti që të shkosh në burg pa qenë i dënuar është më i madh se sa rasti kur dënohesh. Ai dokument i këshillit të Europës është alarm. Sensi i drejtësisë në fund të ditës është; më mirë 100 fajtorë jashtë se sa një i pafajshëm brenda. Jo kap e fut njerëz brenda dhe shohim nesër a jeni apo jo fajtorë. Ata kalojnë në këtë llahtar të pafajshëm. S’po flasim për ata që kalojnë në llahtarin e tenxhereve, por për njerëzit e zakonshëm. Çfarë provash ke ti? Dyshime? Nuk japim asnjë të dhënë. Zero, hiç. Pastaj vijmë te graviteti i veprës.
Dua t’u jap përgjigje se sa e gënjeshtër, e ligë, është kjo tymnajë sipas së cilës; Shqipëria ka arritur kulimin e korrupsionit. Po i referohem institucioneve që merren me korrupsion. Korrupsioni është vepër më vete. Është e definuar. Jo çdo kush që hetohet dhe akuzohet nga prokuroria Speciale ka bërë korrupsion! Ka dhe vepra të tjera. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE sëfundmi. Është term ku futen thes i madh, me kollajllëkun më të madh. Jeton në një kulturë ku tenxheret hidhen me kapakë përpjetë; burg, burg, burg.
BE iu kthye rishikimit të nocionit pas kërkesës së Gjermanisë. Kushtetuta thotë; janë tre pushtete të pavarur nga njëri-tjetri. Drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi, dhe ekzekutiv është i pavarur nga drejtësia. Cila është pavarësia e një kryeministri? Pavarësia e marrjes së vendimeve. Nuk vjen dot një prokuror dhe të thotë; pse e vendose kështu! Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im ka një prapavijë të qëllimshme, për të përftuar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu nuk jam i pavarur. Këtu vjen drejtësia. Qysh nga fillimi i kapitullit të drejtësisë speciale, janë 37 raste. E dini ju se sa raste nga këto 37 që përfshin funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë apo dhe të dytë të kësaj qeverie apo mazhorance?! Janë 80%,” tha Rama./Dosja.al
“SMS janë pjesë e procesit, por jo prova”/ Rama: Po bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duke folur për çështje e Belinda Balluku, deklaroi se SMS janë pjesë e procesit, por jo prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se opozita e prezanton Shqipërisë si vendin më të korruptuar në botë, por sot dënimet për këtë rast, janë shumë herë më të ulëta se rastet nën hetim, duke thënë se kemi zvarritje të hetimeve dhe çështjeve nga SPAK.
“Korrupsioni është vepër më vete. Shpërdorimi detyrës është një vepër që iu kthye edhe vetë BE së fundi, futen njerëzit kollaj fare, sidomos kur jeton në një përiudhë kur të gjitha llojet hidhen për burg, shpërdorimi detyrës është më kollaj. BE iu kthye me kërkesë të Gjermanisë. Ka dalë një directivë e re për ta riparë këtë nocion. Kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarur nga njëri tjetrit.
Cila është pavarësia ime? Është pavarësia për të marrë vendime, këtu nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe jo ashtu. Kjo është katastrofë dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme, këtu unë nuk jam i pavarur. Që nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale janë 37 raste, janë rreth 80% që I përkasin mandatit të parë e të dytë të kësaj qeverie. Ndërkohë vetëm një pjesë e vogël e tyre lidhen me periudhën e mëpastajme. kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli të një kryetari bashkie, është një dënim skandaloz.
Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, ka hapur rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë, ka bërë burg për prerje pemësh. Jo se të presësh pemë nuk është krim, por pa i hyrë me detaje rasti është turp. Ka edhe raste të tjera, që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Ka edhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera, është vepër tjetër, që nuk ka lidhje me korrupsionin. A është e mundur që ky vendi më i korruptuar në botë, që sipas tenxhereve ka arritur kulmin, ca do të thotë mesazhet, që kur mesazhet janë prova dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat. Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave.
Patjetër janë pjesë e një procesi. Por parafytyroni vetëm kaq, cfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për cfarë i duhet pafajësia kur i është shkatërruar jeta dhe familja. Kush ia kthen pas jetën? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufi, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë me këtë helm,” tha Rama.
Tenderat i merrte Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj/ Rama: AKSHI është institucion krenarie për ne
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqjen. Më konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se 2025 ishte një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe shtoi se AKSHI është institucion krenarie dhe ka dhënë ndihmë për integrimin në BE.
“Çfarë është ky muhabet, a do jeni dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor. Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi të qartë bashkë. Është një institucion për të qenë krenar. Kur duhet të shkonit të mbanit radhë, edhe për një certifikatë të gjendjes civile, 620 miliardë lekë, 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit. Falë atiih AKSHI, 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Në 2025, janë 17 milionë shërbime të gjeneruara,” tha Rama./Dosja.al
Opozita kërkon qeveri teknike, Rama: Ça dorëheqje? Morëm 83 mandate
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se PS do të qeverisë deri në vitin 2029. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri shtoi se nuk mundë të ketë dorëheqje, ku në qershor janë fituar 83 mandate.
“Çfarë është ky muhabet, a do jeni dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor,” tha Rama./Dosja.al
Rama: Në shkurt do të dalim me e-Albania 2.0
TIRANË- Kryeministri Rama, tha se në janar ose shkurt do të dalë versioni i ri dhe i përditësuar i portalit qeveritar ku merren shërbimet elektronike, E-ALBANIA. Në diskutim me gazetarët ai tha se ky ndryshim vjen falë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Rama njoftoi se do ketë dhe shumë ndryshime të tjera në sistem për qytetarët shqiptar dhe kjo sipas tij, është arsyeja pse këta të fundit votojnë Partinë Socialiste.
“Rrini, prisni se shumë shpejt në janar, shkurt, do të dalim me e-Albania 2.0, falë AKSHI. Do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. Prandaj shqiptarët votojnë PS. Prandaj shqiptarët e votojnë masivisht PS. Jo janar, jo shkurt. Në 2029, do llafosemi prapë,“, tha Rama./Dosja.al
Do të nisë digjitalizimi i hartave kadastrale
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se viti 2025 ka qenë i suksesshëm në arritjen e objektivave dhe në hapjen e kapitujve të rinj, duke veçuar përparimin e ndjeshëm në reformimin e Kadastrës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se deri në fund të vitit 2026 Shqipëria do të ketë një kadastër plotësisht digjitale, me shërbime më të shpejta dhe qartësi të plotë për pronësinë në të gjithë territorin.
“Ky vit ka qenë një vit i suksesshëm në raport me objektivat në të gjitha drejtimet, se ndryshe nuk do t’i kishim hapur aq kapituj. Ka qenë një vit i suksesshëm edhe në Kadastër. Është skanuar përfundimisht dokumentacioni me 54 milionë faqe, është përmbyllur 80 për qind e digjitalizimit të kartelave të pronësisë dhe mbyllet në 2026.
Do të nisë digjitalizimi i hartave kadastrale; në fund të 2026 do të kemi një kadastër digjitale dhe shërbime më të shpejta. Këtë vit është dyfishuar numri i shërbimeve të digjitalizuara. Brenda qershorit 2026 do të jetë mbuluar territori me regjistrim fillestar, kështu qytetarët do të kenë mundësi të kenë qartësi mbi territorin e pronës,” tha Rama./Dosja.al
Vlora për 5 ditë pa ujë/ Rama e gjen fajtorin te Opozita: Pajisjet ishin jashtë standardeve
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha për situatën e Vlorës, se pajisjet ishin jashtë standardeve. Sipas Ramës, falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe falë mundësisë që pajisja të sillet nga Turqia, defekti u riparua.
Kryeministri Rama tha se, Ujësjellësi në Vlorë dhe në Shqipëri përgjithësisht, është sektor në reformim e sipër dhe kërkon durim. Megjithatë, ai theksoi se me ndryshimet e bëra, dhe me sistemin e ri të krijuar, ky sektor do të përmirësohet.
“Situata ishte shumë e rëndë. Pajisjet ishin jashtë standardeve, të cilat mbajtën-mbajtën, plasën. Problematika e ujësjellësit është kjo. Por falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe qëndrimi i prefektit dhe punëtorëve atje, falë faktit që mundëm të marrim në Turqi pajisjen, defekti u riparua. Ujësjellësi në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë është sektor në reformim e sipër. Do të kërkoj durim. E kemi gjetur më keq se energjia. Me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri që kemi krijuar, do të shkoj duke u përmirësuar,” tha Rama./Dosja.al
Aeroporti i Vlorës kur hapet? Rama: Fjala e dhënë nuk u respektua, tani të respektohet marrëveshja
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, tha se fjala e dhënë për aeroportin e Vlorës, nuk u respektua por do respektohet kontrata. I pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Aeroporti, Rama u pëgjigj duke thënë se, ka patur një konflikt mes aksionerëve brenda kompanisë për arsye që nuk i përmend por thotë se puna ka vijuar.
Ndërsa për sa i përket, një tjetër investimi të njoftuar nga qeveria vitin e kaluar, Rama tha se për Aeroportin e Gjirokastrës, “shumë shpejt do të hapet gara.”
“Aeroporti i Vlorës kur hapet? Për fat të keq ka patur një konflikt mes aksionerëve brenda kompanisë që kanë arsyet dhe dinamikat e tyre, puna ka vijuar. Dëshiroja shumë të respektohej fjala, fjala nuk u respektua tani të respektohet kontrata që është pranvera e vitit të ardhshëm. Sa i përket aeroportit të Gjirokastrës, shumë shpejt do të hapet gara,” tha Rama./Dosja.al
“Më tha KM të takojë Ramë Gecin”/ Kryeministri flet për bisedat mes Ballukut dhe Berberit: Është një njeri i nderuar dhe i respektuar, unë u them ministrave të takojnë këdo
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit për bisedat mes Belinda Ballukut dhe Evis Beriberi dhe takimet me biznesmenët. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk e përjashton mundësinë që Ballukut t’i ketë thënë që të takojë sipërmarrësin Ramë Geci. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se ministrave u thëtë të takojnë biznesmenë sa herë është nevoja.
“Ramë Geci është një njeri i nderuar dhe i respektuar. Një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë, ushqejnë familje të tëra. Që unë t’i them ministrave, tako këtë apo atë. Nuk e di! E bëj për Ramë Gecin dhe gjithë shokët e tij, sa herë që është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat që ta dini ju, i gjejmë sipërmarrësit nga pas dhe flasin me ta; i mbështesin. Që unë të kem thënë; tako Ramë Gecin, kjo s’ka çudi. Jam interesuar gjithmonë kur ka dashur. I kam takuar dhe përfaqësues të Kompanisë turke, ejani investoni në Shqipëri. Po pastaj komentet; fitoi tenderin pas 3 muajsh, janë si ato të Zhvejkut,” tha Rama./Dosja.al
Jonaid Myzyri nën akuza nga SPAK, Rama: Kryetari i komisionit të prokurorimeve publike është aset me medalje ari
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria me prokurimet publike është njëshi në rajon dhe shtoi se kryetari i komisionit të prokurorimeve publike, ju ngrit akuzë një javë para se të hynte në garë për tu rizgjedhur. Sipas Ramës, të gjykosh tenderat nuk është kaq e thjeshtë dhe këto gjykime mund ti bënin deputetët.
“Shqipëria me prokurimet publike është njëshi në rajon, kryetari i komisionit të prokurorimeve publike është personalitet, ju ngrit akuzë një javë para se të hynte në garë për tu rizgjedhur. Ndërkohë po të shohësh shifrat e punëve të komisionit, janë dy institucone të vlerësuara ndërkombëtarisht. Skuadrat e prokuroimeve publike të rajonit vijnë në Shqipëri për të parë këto dy agjenci, iu ngrit akuzë, një asset mbaruar shkollën me medalje ari. Dua të them këtë, të gjykosh tenderat nuk është kaq e thjeshtë, këto gjykime mund ti bënin deputetët,” tha Rama./Dosja.al
“Drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha”/ Rama: Te paraburgimet ka nevojë për ndërhyrje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha. Në një deklaratë për mediat ai tha se në burgjet e vendit, ka më shumë të padënuar që mbahen në paraburgim sesa të dënuar.
Rama u shpreh se, këto janë probleme që duhen diskutuar dhe duhen folur. Sipas tij, qeveria garanton procesin e luftës së pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organzuar.
“Unë do shpresoja shumë që ju për shembull, personalisht, për këto që thashë unë, për gjendjen katastrofike të burgjeve në Shqipëri, ku ka më shumë njerëz të padënuar se të dënuar, ta merrje dhe ta bëje reportazh. Unë nuk mund të jem kryeministri i një vendi, ku ka më shumë të paraburgosur, se sa të dënuar dhe të rri pa folur. Unë dal atje po i rënë gjatë fare. Ligjet e reformës në drejtësi janë aty. Drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha, kjo nuk diskutohet. 10 vjet janë asgjë në historinë e një shteti apo pushteti. Pushteti ekzekutiv ka 100 vjet, por nuk është i pakritikueshëm. Janë të kritikueshëm me çke atë punë. Për paraburgimet, ka nevojë për ndërhyrje. Shihni çfarë thotë Këshilli i Evropës. Këto janë probleme dhe këto probleme duhen diskutuar, duhen folur. Traumën e parë e kaluam me dhunë, kur isha në moshën tuaj. Nuk mund ta kalojmë prapë. Por një gjë e sigurt, ne nuk prekim thelbin, në asnjë rast dhe asnë arsye. Ne jemi këtu për ta garantuar këtë proces, procesin e luftës së pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organzuar,” tha Rama./Dosja.al
“Ça po thua se s’të marr vesh?’/ Rama acarohet me gazetarin: Çfarë problemi ke ti?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës u pyet nga gazetari Ergys Gjençaj se pse është e pabarabartë para ligjit Belinda Balluku, por kjo pyetje siç duket nuk i pëlqeu Kryeministrit. I ‘acaruar’ Rama iu kthye gazetarit, duke i thënë se nuk po e kupton se çfarë po thotë dhe se ça po i kërkon.
“Ça po thua se s’të marr vesh? Ti nuk e di çfarë do të ndjekim ne. Këtë do ta dëgjosh kur të vija dita. E dyta, ju shpjegova që Parlamenti nuk është noter. Ça po më kërkon tani? Ku kërkon të dalësh tani se s’po të marr vesh? Në një rast kemi gjykuar ashtu dhe kemi thënë atë që kemi dëgjuar, këtë rast do gjykojmë dhe do themi atë që do të gjykojmë. Çfarë problemi ke ti? Ku e ke hallin? Pse e djeg pyetjen kot, është konferenca e fundvitit,” tha Rama./Dosja.al
“Tenxheret janë me shumicë”/ Rama: Gazetarët të shpifin, nuk do dënohen
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se opozita ka humbur privilegjet e pushtetit dhe sipas tij kjo është arsyeja që shpik. Gjatë fjalës së tij, Rama tha gjithashtu se opozita tenton që të zmadhojë gjithçka. Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se gazetarët janë të lirë tashmë që të shpikin, pasi nuk do të dënohen.
“Familja ime politike është shumë e madhe. Familja ime politike prodhon 83 mandate, 37 raste kam numëruar unë në të gjithë këto vite që kanë shkuar dhe kanë marrë akuzë. Ka raste për vepra të ndryshme. Nga këto raste 83% të tyre i përkasin periudhës së mandatit të parë dhe të dytë. Tenxheret janë më shumë. Rrëzimin e qeverisë nuk e presim nga tenxheret.
Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë! Patjetër, kanë humbur privilegje të mëdha dhe do të zmadhojnë çdo gjë, do të sajojnë çdo gjë. Kjo është puna e tyre. S’dinë të marrin vesh. Unë kam kërkuar marrëveshjen me KE që për gazetarët s’do të ketë më penalizmin. Do të shpifni dhe nuk do të ndiqeni më penalisht. Ju nuk shpifni? Patjetër, pasi po nuk shpifët, si duhen atyre që ju punojnë.
Mjafton që të thuash një gjysmë të vërtetë dhe ka marrë fund. Kjo është shpifja. Jep një gjysmë të vërtetë, rasti një histori nga pas dhe kjo duket e besueshme. Historia e njeriut është se e merr shumë për të vërtetë këtë gjë,” tha Rama./Dosja.al
“Që të gjykosh një tender duhet të jesh ekspert”/ Rama: Pse gjykatësit duan ti rrisin pagën vetes?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, që të marrësh dhe të gjykosh një tender, duhet të jesh ekspert. Rama komentoi raportin e hartuar nga Këshilli i Evropës përsa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, këto çështje apo veprime të ndërmarra mund të çojnë në rënie të besimit si shtet si dhe të cenimit të sigurisë juridike. Gjithashtu u shpreh se kjo përbën rrezik edhe për PBB-në e vendit.
“Gënjeshtra është që e thashë thjesht unë, unë cilësova raportin. Lekë kemi dhënë për reformën në drejtësi. Pse nuk çohen mësuesit t’ia rrisin vetes rrogat? Pse? Sepse askush nga këta nuk ka bindjen se kanë në dorë, edhe gurin, edhe armën. Rritja e pagave është ekskluzivitet i pushteteve të tjera. Si ka mundësi që këta duan t’ia rrisin pagat vetes? Kjo më bën shumë përshtypje. Çfarë do të thotë që kura të bëhet më e rëndë se sëmundja? Që vendi të humbë 10 përqind të PBB. E duam ne në Shqipëri, që të gjithë sipërmarrësit nuk investojnë, se kushedi se shkon puna. Rreziku që të shkojmë aty është real. Siguria juridike kërcënohet kur ka më shumë të padënuar se të dënuar në burgje. Pra, kjo është kura. Që të marrësh dhe të gjykosh një tender, duhet të jesh ekspert. Unë nuk e bëj dot”, tha Rama./Dosja.al
“Turqit janë të poshtër”/ Rama: Hekuri në Llogara u vodh, ndaj përdorëm bar
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se në tunelin e Llogarasë nuk u përdor hekur, por është përdorur bar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se 5 mln eurot janë punë gërmimesh, jo punë hekuri. Në fund, ai tha se qeveria do të vazhdojë të bëjë tunele dhe do të ecë me projektet e hekurudhave.
“Hekur në tunelin e Llogarsë nuk ka. Është përdorur bar. Ngaqë u vodh hekuri. Në vend të hekurit u vu bar i thatë është marrë shumë zhavor, është bërë dhe një krim tjetër. Bar dhe zhavorr, se ata turqit janë të poshtër shumë. Po ata pretendojnë se do është më i fortë se me hekur. Por të gjitha do të dalin, mos kini merak. 5 mln eurot janë punë gërmimesh, jo punë hekuri. Do të gërmoni dhe inshalla i gjeni! Ne do të vazhdojmë të bëjmë tunele. Do të ecim dhe me projektet e hekurudhave, ju aty, tenxheret fort.”, tha Rama./Dosja.al
PD bojkot Komisioneve për Territorialen dhe Zgjedhoren, Rama: Do i bëjmë me ose pa ata
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet për bojkotin e PD-së për të mos marrë pjesë në komisionet e përbashkëta të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Në konferencën e fundvitit në Kryeministri, Rama tha, se PS zgjodhi të mos përfshihej fare në proces. Ai shtoi se opozita e ka pasur gjithmonë vendin në tryezë dhe se nëse duan një qeveri ndryshe atëherë të fitojnë zgjedhjet. Rama u shpreh se qeveria do të vijojë të bëjë punën me apo pa opozitën.
“Harrojnë që në fund të ditës, zgjedhjet janë çështje zgjedhjesh. Si mundet që të imagjinohet të merret seriozisht një parti demokratike që është zyrtarisht? Po të ishim atë që tenxheret thonë se jemi ne, do e kishim zgjedhur avokatin e popullit vetë, vinim Muhamet Veliun. Ne themi që nuk do propozojmë fare dhe propozon opozita. Vjen lista e propozuar me firma, lloj-lloj krijesash cirku aty dhe mes gjithë tyre qorrave shohim një me një sy.
Them një sy e ka, ka mbaruar shkollën jashtë. Papritur merret vesh se do tërheqin firmat, ku ka bërë vaki kjo? Çfarë është këtu gallatë, ku hyjmë ne në këtë bojkot? Vijnë vetë, ikin vetë, ngrihen vetë, shtrihen vetë, puna e tyre. Ne kemi detyrën të udhëheqim dhe t’i bëjmë të gjitha gjërat që duhen bërë. Gjithmonë e kanë pasur vendin në tryezë, duan të hyjnë nga dera dhe të futen Bujrum. Por ne peng nuk na merr dot askush dhe ne punën që do bëjmë do e bëjmë me ata ose pa ata. Edhe këto reforma, mirë do të jenë t’i bëjmë bashkë. Duan qeveri kështu apo ashtu, të fitojnë zgjedhjet,” tha Rama./Dosja.al
A do rikthehen mbledhjet e qeverive me Kosovën? Rama: Do të vendosim, Albinin e kam uruar personalisht
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se do të diskutohet nëse do të ketë apo jo mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se do të flasin me Albin Kurtin dhe do ta vendosin, ndërsa shtoi se xhevahiri i kurorës për marrëdhëniet me Kosovën është ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Do të flasim, do të vendosim. Mos harroni se kemi bërë mbledhje mes dy parlamenteve, por tani kishin zgjedhje. Albini u rikonfirmua, i kam bërë dhe urimet personalisht. Do të vazhdojmë punën. Sidomos hekurudha Durrës-Prishtinë është xhevahiri i kurorës dhe do të vijojmë punën, për të cilën jemi angazhuar të dy,” tha Rama./Dosja.al
Nën akuzë nga SPAK, Rama tregon njohjen me Mirlinda Karçanajn: Gëzon respektin tim maksimal, jeton në shtëpi me qira
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka vlerësuar drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe theksoi se e njeh prej 20 vitesh. Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit, Rama tha se Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest ne shtëpi” ne një banesë me qira dhe sipas tij, Karçanaj është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar.
“Unë nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin lart e poshtë, do bëhen hetime, do bëhet gjykim dhe është një proces që do tregohet në fund. Unë di që gjë që në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin tim të padiskuteshëm, Linda Karçanaj, e cila është në masë sigurie në një shtëpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë që dikur ishte e prindërve në një apartament të kohës së komunizmit.
E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim që është epokal për Shqipërinë. Këtë di ta them me plot gojën. Është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar. Për pjesën tjetër që ju më pyesni unë po e përsëris, çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerrë rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin e hetimor nuk është mjaftueshme për të dalë mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. E kujdo qoftë. Janë çerek të vërteta sepse gjëja është shumë më e madhe. Kjo është e njohur ka ndodhur edhe në vendet e tjera”, tha Rama./Dosja.al
“Akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë Veliaj”/ Rama me gazetarët: Kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin, po ku e ka…
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se akoma nuk e ka marrë vesht se çfarë vepre ka bërë Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Gjatë një konference me gazetarët, Rama u shpreh se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin e bashkisë, por ai ndodhet i kyçur në qeli dhe pa gjyq.
Sipas Ramës, Veliaj duhet të nxirret, të bëjë detyrën dhe nëse gjendet i fajshëm duhet të bëjë dënimin. Rama tha se këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, që nga qeverisja e gjyqësorit dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Kryeministri tha se të gjitha rastet e paraburgimit duhet të jenë të argumentuara.
“I kyçur në qeli, pa gjyq. Ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma se kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. S’e kam kuptuar çfarë ka bërë, korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion s’e kam parë. Mbase se kam parë unë. Di një gjë që çdo qytetar që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo për këtë konceptin e ri që ka dalë tani grup i strukturuar se grup i strukturuar do të thotë një grup njerëzish që bëjnë keq për një qëllim të përbashkët. Këta janë tjetër gjë dhe natyrisht që këta, për rrezikshmërinë që kanë, ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur.
Pastaj këto rastet e veprave të rënda kur përfshin edhe korrupsionin, në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë të argumentuara. Merret kryetari i bashkisë së Tropojës jo ke firmos jo nuk ke firmos, është firma jote apo jo. Si e bën ti këtë mo? Ai është zgjedh nga populli. Merre, gjykoj dhe në fund me prova fute në burg, nëse është për burg. Nuk mund ta burgosësh ti se do ti dhe se ndihesh ti i fortë. Ne e kemi, në mos gabohem, atë numrin e të paraburgosurve, 94 në 100 mijë veta ose në 1 mijë veta. Belgjika e ka 10.
Belgjika ka më shumë kriminalitet se Shqipëria. Duke qenë se është kryeqyteti, edhe Tropoja nuk e ka luksin ta ketë në burg kryetarin e bashkisë, pavarësisht se është në arrest shtëpie. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje, edhe një vit e gjysmë, Ça do të bëjmë. Rri s’ka problem. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin e bashkisë, po ku e ka. Ta nxjerrin, të bëjë detyrën dhe nëse gjendet i fajshëm të bëjë dënimin. Nëse gjendet i fajshëm të shkojë edhe të bëjë dënimin. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, qeverisja e gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë,” tha Rama./Dosja.al