Voal.ch- “Nuk kam menduar asnjëherë arratisjen edhe kur kam qenë jashtë Shqipërisë në udhëtime.
Familja ime nuk ka qenë e persekutuar dhe unë e ndjeja veten të privilegjuar të regjimit”, deklaroi Sali Berisha tek Syri TV më 8 dhjetor 2025 dhe Opinion tek Fevziu më 11 dhjetor 2025 me rastin e 35 vjetorit të 8 dhjetorit 1990 që daton lëvizjen studentore dhe 11 dhjetorit 1990 që daton krijimin e PD.
Një deklarim që Berisha e bën për herë të parë.
Ai pranoi se Sigurimi i Shtetit ndërhyri dhe futi segmente në PD, por nuk ia doli ta zotëronte atë. Sali Berisha tha se, pavarësisht dilemës që pati për të hyrë në politikë në ato ditë apo për t’u rikthyer në profesion, ai nuk është bërë pishman që zgjodhi politikën. Edhe pse këtë vit, sipas tij, motivi që zgjodhi politikën në atë vit të largët ’90 ishte Kosova.
Tek Fevziu Berisha kujtoi si me nostagji pedagogun e arteve që iu afrua lëvizjes, duke nënkuptuar Edi Ramën, ndaj të cilit pastaj nisi akuzat.
Më 1990 kreun e lëvizjes e morën njerëz me profil të njëjtë si të Berishës, që kishin qenë të privilegjuarit e regjimit komunist, duke u dalluar Azem Hajdari.
Berisha u pranua nga populli duke qenë mjek.
Gjithësesi lidërshipi i atëhershëm i opozitës, dukej i projektuar në zyrat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, si superstrukturë që qendron edhe sot e kësaj dite, pasi të gjithë e kanë një lidhje të vjetër me bodrumet e PPSH dhe Sigurimit te Shtetit.