VOAL- Nga libri “Tregim i një shekulli- burrat dhe gratë protagoniste të Shekullit XX” (1999) të gazetarit të madh italian Enzo Biagi (Enco Biaxhi) po sjellim mendimet e Ilija Gregorjeviç Erenburgut (Ilya Grigoryevich Ehrenburg (transkriptuar herë pas here si Erenburg; rusisht: Илья́ Григо́рьевич Эренбу́рг; * 14 janar (kalendari julian)/26 janar (kalendari gregorian) 1891 në Kiev, Perandoria Ruse; † 1963 në Moskë, ishte gazetar dhe shkrimtar në Bashkimin Sovjetik) për Majakovskin, Eseninin dhe Pasternakun:

Ilija Erenburg
Majakovski, po ta shikoje nga jashtë, dukej i dhunshëm, dukej si mur, ngjante vërtet me një gjigant, por kishte një karakter të dobët. Ishte i përndjekur nga frikërat: nga frika prej mikrobeve dhe nga frika e ngjitjes së sëmundjeve, për shembull. Mbante gjithmonë në xhep sapun dhe, sapo ia jepte dorën dikujt, shkonte me vrap t’i lante duart. Kur ulej për të pirë kafe, përdorte një kanoçe kartoni për të pirë, nuk donte t’i prekte gotat.
Esenini ishte një fshatar, i tronditur nga Duncan (Isadora Duncan (e lindur më 26 maj 1877 ose 27 maj 1878, San Francisko, Kaliforni, SHBA – vdiq më 14 shtator 1927, Nisë, Francë) ishte një balerinë amerikane, mësimdhënia dhe performancat e së cilës ndihmuan në çlirimin e baletit nga kufizimet e tij konservatore dhe paralajmëruan zhvillimin e vallëzimit modern ekspresiv. Ajo ishte ndër të parat që e ngriti vallëzimin interpretues në statusin e artit krijues, shënimi ynë), nga udhëtimet jashtë vendit dhe nga pija. Kjo është një sëmundje e Rusisë dhe Amerikës: gjysma e artistëve janë të alkolizuar.

Isadora Duncan dhe Sergei Esenin, foto e vitit 1923
Vitet e fundit nuk takohesha me Pasternakun, por besoj se ka vdekur i kënaqur, së paku kishte botuar jashtë Dokor Zhivagon. Pas Bllokut, Pasternakun e konsideroj poetin më të madh të kohës sonë. S.B.