Opozita mbajti sot foltoren e radhës përpara kryeministrisë. Që në nisje të protestës së tyre, demokratët kishin zgjedhur një mënyrë mjaft ironike për të treguar se Ramën e pret qelia.
Në trotuar përpara godinës së kryeministrisë, kishin vendosur disa manekina, që janë socialistët e hetuar dhe të burgosur nga SPAK, përfshi dhe Belinda Ballukun, zv.kryeministren e pezulluar nga GJKKO.
Në mes të tyre ishte Rama, por në dallim nuk kishte veshje të burgosuri si të tjerët. Panorama