Nga një intervistë e ish mafiozit Tommaso Buscetta (Tomazo Busheta)
VOAL- Enzo Biagi (Lizzano in Belvedere, 9 gusht 1920 – Milano, 6 nëntor 2007) ka qenë gazetar, shkrimtar, drejtues emisionesh televizive, një nga figurat më popullore të gazetarisë italiane të Shekullit XX.
Këtu poshtë po sjellim një fragment interviste që Enco Biaxhos ia jepte ish mafiozi i penduar Tomazo Busheta:
– Çfarë do të thotë Kupolë?
– Kupola është kjo: çdo tre familje (janë grupe që përbëhen nga pesëdhjetë deri në treqind veta) mblidhen dhe zgjedhin një kapo i cili shkon për t’i përfaqësuar në Komisionin krahinor. Komisioni krahinor ishte kryesuar nga zotëri Greco, Michelle Greco. Kështu që kur unë fola për Kupolën, ishte Falcone ai që e kuptoi i pari se çfarë është. Dhe nuk bëheshin vrasje në Sicilia pa vendosur Kupola. Por nuk kam qenë unë ai që e ka shpikur fjalën Kupola, e kanë shpikur gazetat.
– Ju si do ta quanit?
“Komision.” Komisioni mblidhet dhe vendos se çfarë do të bëhet në të ardhmen ose çfarë do të bëhet pasnesër. Pa lejën e Komisionit nuk bëhet asgjë.
– Mund të imagjinojmë pse Komisioni ka udhëruar të vritet Lima?
“Janë gjëra me të cilat nuk mund të merrem, sepse nuk dua të krijoj hamendje, që pastaj të thonë: “Ja, ky ka filluar të flasë për politikë.””
*Nga libri i Enzo Biagit “Tregim i një shekulli- Burrat dhe gratë protagonistë të shekullit XX” (1999)
Intervistat e Biagit me shefin e mafias u panë në të gjithë botën dhe janë pjesë e historisë së RAI-t. Gazetari i madh i kushtoi vëmendje të madhe, fillimisht në shtyp dhe më pas në televizion, gjithçkaje që lidhej me krimin e organizuar. Angazhimi i tij për të luftuar mafian shkoi përtej punës së tij si reporter; ai synonte të luftonte kulturën e heshtjes ndaj shoqërisë së respektuar dhe mosbesimit ndaj shtetit. Dëshmia e Buscetta-s i ndihmoi magjistratët, veçanërisht Giovanni Falcone-n, të kuptonin mafian dhe të ekspozonin strukturën e saj hierarkike: Kupolën. Biagi e intervistoi atë tri herë, të fundit në vitin 1992 pas vdekjes së Falcone-s dhe Borsellino-s. S.B.