VOAL- Fituesit zviceranë të Çmimit Nobel në Kimi janë tetë: Alfred Werner (në vitin 1913), Paul Karrer (1937), Leopold Ruzicka (1939, shtetas zviceran që nga viti 1917), Hermann Staudinger (1953, shtetas gjerman dhe zviceran që nga viti 1920), Vladimir Prelog (1975, shtetas zviceran që nga viti 1959), Richard Ernst (1991) dhe Kurt Wüthrich (2002), Jacques Dubochet (2017).
Nëntë zviceranë kanë fituar Çmimin Nobel në Mjekësi: Theodor Kocher (1909), Paul H. Müller (1948), Walter Rudolf Hess (1949), Taddeusz Reichstein (1950, shtetas zviceran që nga viti 1915), Max Theiler (1951), Daniel Bovet (1957), Werner Arber (1978), Edmond H. Fischer (1992) dhe Rolf M. Zinkernagel (1996).
Tetë zviceranë kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë: Charles Edouard Guillaume (1920), Albert Einstein (1921, shtetas gjerman, zviceran dhe amerikan), Wolfgang Pauli (1945, shtetas austriak, zviceran dhe amerikan), Felix Bloch (1952, shtetas zviceran dhe amerikan), Heinrich Rohrer (1986) dhe Karl Alexander Müller (1987), Michel Mayor (2019) dhe Didier Queloz (2019)
Në letërsi vetëm dy laureatë zviceranë janë vlerësuar me këtë çmim. Ata janë Carl Spitteler (1919) dhe Hermann Hesse (1946, shtetas i dyfishtë gjermano-zviceran që nga viti 1924).
Çmimi Nobel për Paqen u është dhënë dy herë zviceranëve: themeluesit të Kryqit të Kuq, Henry Dunant (1901) dhe Elie Ducommun dhe Charles-Gilbert Gobat (1902), të Byrosë Ndërkombëtare të Paqes së atëhershme,
Së fundmi, si i vetmi Çmimi Nobel që mund të jepet edhe nga organizata dhe institucione, Çmimi i Paqes i është dhënë tri herë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (1917, 1944 dhe 1963), një herë Fushatës Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore (ICAN), Gjenevë (2017).