Kievi e ka publikuar një listë me qindra vepra arti që beson se janë vjedhur teksa forcat ruse janë tërhequr nga Hersoni, qytet në jug të Ukrainës, tre vjet më parë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1“Nuk do ta lejojmë”, pikturë e vitit 1961 nga Georgy Malakov, e cila shpërfaq betejën për Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gravura është një nga qindra veprat e artit që janë publikuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës më 11 nëntor. Lista është publikuar në përvjetorin e tretë të rikthimit të Hersonit, më 2022.
2“Pijanecët” – pikturë pa datë nga Vladyslav Izmailovych. Pikturat kanë qenë kryesisht në Muzeun e Artit Rajonal të Hersonit, ku veprat e artit besohet se janë vjedhur nga forcat pushtuese ruse.
3Olga Honcharova, e cila ka qenë drejtoreshë e Muzeut Rajonal të Hersonit atë kohë, shihet duke shikuar hapësirat bosh të muzeut në dhjetor të vitit 2022, pak pasi forcat ukrainase e kanë kthyer kontrollin e qytetit, pas tetë muajve të pushtimit rus.
Drejtoresha paraprake e muzeut raportohet të ketë ikur nga Ukraina me forcat ruse dhe akuzohet për nxitje të plaçkitjes masive.
4Piktura Hayet (Jeta) është e datës 1975 e Horace Chernukhinit. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës i ka futur në katalog 1.233 piktura që janë vjedhur nga muzeu bashkë me shumë vepra tjera arti.
5Bashkë me pikturat, në listë janë edhe shumë skulptura që besohet se janë vjedhur, sikurse kjo figurinë e Mikhail Vrubelit që daton prej vitit 1900.
6DniproHES, gravurë e vitit 1951 nga Oleksandr Pashchenko, që paraqet ndërtimin e Hidrocentralit të Dnjeprit.
7Këngë e Cossacks, pikturë e vitit 1945 nga Ivan Shulga.
8Pikturë e shekullit 20 e fshatit malor të Gjeorgjisë, Ushguli, e realizuar nga Valery Szeged.
9“Qeni dhe lepuri” pikturë e shekullit të 19-të e Mykola Sverchkovit.
10Portret i Korsakova L.I., pikturë e vitit 1981 nga Felix Kidder.
11Një teatër në qytetin bullgar Varna që daton prej vitit 1957.
12Më 11 nëntor është hapur një ekspozitë në qytetin ukrainas të Lvivit me disa piktura bashkëkohore të inspiruara nga thesaret historike të vjedhura prej muzeve të Hersonit.
Maksym Kozytskiy, guvernator i Lvivit (shihet në fotografi) ka thënë në organizim se “armiku mund të vjedhë piktura, të shkatërrojë ndërtesa, të shkatërrojë monumente, mirëpo është i pafuqishëm para njerëzve që e duan shtetin e tyre dhe qytetin e tyre, dhe të cilët kujdesen për ta ruajtur dhe për të krijuar”.