Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar së fundi në Facebook lidhur me vendimin për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
Postimi i plotë:
SI, KUSH DHE PËR ÇKA U PËRCAKTUA PAS ZGJEDHJEVE TË 9 SHKURTIT
Historiku i bojkotit opozitar në Kosovë
SI FILLOI..?
Duke e parë rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit të këtij viti, partitë opozitare ishin tepër të dëshpëruara ngase nuk e kishin atë përqindje të nevojshme – qysh thonin ata – për të mos i mundësuar Albin Kurtit edhe një mandat tjetër si kryeministër i Kosovës.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e vet të koalicionit GUXO-ALT, doli fitues i zgjedhjeve me 42.30%, duke e fituar kështu dyfishin e votave të PDK dhe LDK së bashku – anipse me atë rezultat zgjedhor nuk kishte siguri të mjaftueshme për me konstituar si të vetme kuvendin e pastaj edhe qeverinë.
Dhe kështu filloi beteja e vërtet për kuvend dhe qeverisje në mes partive fituese LV-GUXO-ALT dhe partive opozitare. Në ndërkohë, opozita e hapi edhe një betejë tjetër me koalicionin fitues të zgjedhjeve, atë të kundërshtimit të qeverisë në detyrë të Albin Kurti, duke iu drejtuar disa herë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për gjëja se kryeministri dhe ministratë e qeverisë s’kishin “bazë ligjore” për të ushtruar detyrën e vet nga kryeministria dhe ministritë tjeta përkatëse.
Pra, partitë opozitare duke e ditur se edhe ato nuk e kishin asnjë mundësi që së bashku të marrin mandatin për formimin e qeverisë, qysh në fillim e projektuan strategjinë e vet të bllokimit, së pari, duke i kundërshtuar (absurde) mandatet e veta si deputet, e në vijim edhe duke e bllokuar zgjedhjen e krye parlamentarit, kandidaten e propozuar nga koalicioni fitues i zgjedhjeve, znj.Albulena Haxhiu.
Në anën tjetër, bashkë koalicioni LV-GUXO-ALT që doli si fitues i zgjedhjeve, duke e patur parasysh faktin se do të jetë ashpër i kundërshtuar dhe sulmuar nga partitë humbëse opozitare, doli me disa propozime në formë kompromisi, qoftë për krye kuvendar, e me vonë edhe për mandatar për kryeministër. Pas presioneve të shumta të brendshme, Partia Demokratike e Kosovës, megjithatë e pranoi konsensuesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE që z.Dimal Basha të votohet për krye parlamentar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai moment dukej si një dritare e vogël në horizont që megjithë kundërshtimet e mëdha të opozitës, ndoshta një zgjidhje mund t’i jepej edhe kontestit tjetër, e zgjedhjes së kryeministrit të Kosovës, që nga Lëvizja Vetëvendosje si emër i ri – meqenëse s’kaloi mandatari i parë Albin Kurti – u propozua dhe u emërua z.Glauk Konjufca. Por, kësaj herë nuk u gjetë një marrëveshje politike sikur me rastin e zgjedhjes së krye parlamentarit, së paku për të kaluar buxhetin e shtetit dhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, me një qeveri kalimtare deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
KUSH SIPAS MEJE I KONTRIBUOI MË SË SHUMTI QË KOSOVA TË SHKOJ PRAPË NË ZGJEDHJE, ME 28 DHJETOR
Nëse i shikojmë të gjitha ato rrjedha politike që u zhvilluan në mënyrë kronologjike, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e deri më sot, kur nga Presidentja u nënshkrua dekreti për shpërndarjen e parlamentit, kam ardhur në konkludim se fojtore kryesore e atij bllokimi 9 mujor ishte Lidhja e Re e Lumir Abdixhiku.
Ja pse…
Anipse pse partia e Abdigjikut nuk doli parti fituese e zgjedhjeve duke u renditur e treta pas PDK-es, e kishte rastin jetik që në bashkqeverisje me LV-GUXO-ALT, të dëshmohej për qeverisje të mirë dhe për të vazhduar më traditën e hershme që e kishte si parti institucionaliste për shtet.
Pra, partia e Abdigjikut e hodhi poshtë ofertën për bashkqeverisje të kryeministrit, Albin Kurti. Por jo vetëm kjo. Kryetari i Lidhjes së Re ishte më i zëshmi, që i kundërshtonte të gjitha kompromiset që Albin Kurti i ofronte për konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë të Republikës së Kosovës.
Pra, gjatë tërë asaj kohe, Lumir Abdixhiku kishte plotë prirje për aktrim, por asnjë për t’i ofruar Kosovës – si parti e tretë – një zgjidhje të drejtë për të dalur nga ngërçi politik 9 mujor.
I vetmi kalkulim politik dhe propozim që Abdigjiku diti ta paraqesë si zgjidhje pa zgjidhje, ishte krijimi i një qeverie të “unitetit”
Por, opinioni i gjerë publik në Kosovë e kishte të vështirë të kuptoj se në çfarë forme Abdixhiku e donte atë “unitet”,
Unitet solid qeverisës do të ishte ai në mes LV-GUXO-ALT dhe LDK, me të cilin Kosova do t’i tejkalonte të gjitha krizat e ngërçit politik, për t’i ofruar Kosovës stabilitet politik, ekonomik dhe social.., por edhe për të zgjedhur Presidentin e ri në pranverën e ardhshme të vitit 2026.
Por, për Abdigjikun, “uniteti” me LV-GUXO-ALT s’ishte i mjaftuar, i mungonte diçka!?
I mungonte PDK.
Pra, Abdigjiku, s’guxoj të pranonte asnjë “unitet” pa Partinë e Memli Krasniqi, PDK. Bile sipas njohesve përreth këtyre partive opozitare, në atë “unitet” do të duhej të kishte vend edhe lista ‘Srpska’
Por këtë “unitet” të ofruar të Abdigjikut me PDK dhe listën ‘Srpska’ se pranoi Albin Kurti.
Defakto, çfarëdo “uniteti” që të pranonte Albin Kurti, ai do të thoshte zhvlerësim i fitores së madhe të LV-GUXO-ALT të arritur me 9 shkurt.
KUSH ME KANË U RADHIT NË SEANCËN E FUNDIT KUR S’KALOI VOTIMI I MANDATARIT TË RI PËR KRYEMINISTËR TË KOSOVËS, GLAUK KONJUFCA
Po mos të kishte difuzim të drejtpërdrejtë televiziv të asaj seancës së djeshme, opinioni ynë i gjerë publik nuk do të dinte dhe mund të shihte se si lista ‘Srpska’ qëndronte më dorë të ngritur e rreshtuar prapa pas Partisë Demokratike të Kosovës, duke u deklaruar kundër kalimit të buxhetit të shtetit dhe kundër të gjitha marrëveshjeve tjera ndërkombëtare që ishin në interes të shtetit tonë, Republikës së Kosovës.
Pra, përfundimisht, ashtu siq ishin në fillim të radhitura dhe të bllokuara kundër shtetit, kështu edhe përfunduan si parti bllokuese kundër Kosovës:
PDK-LDK-AAK-NISMA dhe lista ‘Srpska’
Pra, ky ishte uniteti i tyre – si parti humbëse të zgjedhjeve – që dolën kundër interesave të shtetit tonë sovran, Republikës së Kosovës