Shqipëria arriti të përmbushte me sukses objektivin primar në kualifikueset e Botërorit, teksa u rendit në vendin e dytë në Grupin K, duke lënë të hapur ëndrrën e madhe për futjen në grupet e eventit më të rëndësishëm në botë.
Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka nxjerrë për “Panorama Sport”, mesataren e notave, të të gjithë futbollistëve të Shqipërisë që dhanë kontributin e vyer në këto kualifikuese.
Lojtari me vlerësimin më të lartë rezulton Mario Mitaj, ndërkohë që Kristjan Asllani dhe Juljan Shehu, plotësojnë podiumin. Vlerësime pozitive dhe për Hysajn, Manajn, Strakoshën, Gjimshitin dhe Ajetin. Në total nota mesatare e kuqezinjve gjithmonë sipas “Sofa Score”, shkon 6.98. Bie në sy edhe nota e Naser Alijit, që është më e lartë se Armando Broja. Për më tepër shikoni listën e plotë të vlerësimeve të të gjithë lojtarëve.
