Shqipëria do të përballet sot me Anglinë. Ndeshja nis në orën 18:00 dhe është e fundit për të dyja përfaqësueset në Grupin K.
Anglia e ka siguruar vendin e parë prej muajit tetor, ndërsa synon t’i mbyllë kualifikueset pa pësuar gol. Ndërkohë kuqezinjtë do të luajnë në “play off” si vend i dytë.
Kjo ndeshje megjithatë ka rëndësinë e saj. Shqipëria kërkon pikë të rëndësishme, që do të siguroheshin me një rezultat pozitiv ndaj Anglisë.
Ekziston mundësia që Shqipëria të jetë në vazon e dytë në shortin e “play off”. Dhe që kjo të ndodhë, duhet marrë parasysh çdo skenar. Si ai i renditjes së FIFA-s. Panorama