Kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike për bashkinë e Vlorës, Dionis Sota, ushtroi sot të drejtën e tij për të votuar.
I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në votime dhe se sa beson tek fitorja e tij, Dionis Sota u shpreh me besim të plotë te fitorja dhe tha ”u bej thirrje të gjithë qytetarëve vlonjat të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të ndryshuar të ardhmen e qytetit”
Dionis Sota: Sot është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë që të vijnë të votojnë. Sot është detyrim i të gjithë qytetarëve që të mos ta lënë votën që të mos fle në sirtarin e shtëpisë.
Është momenti, është koha për të bërë një ndryshim rrënjësor dhe Vlora të marrë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë. Dhe unë u bëj ftesë të gjithëve sinqerisht, ju lutem ejani çohuni shpenzoni 10 minuta të jetës suaj për të ardhmen e qytetit të Vlorës sepse është e rëndësishme. gsh