Edhe muri shqiptar i Berlinit u rrëzua një ditë. Sa kishte nisur vërshimi i njeriut të ndaluar drejt perëndimit të ëndërruar dhe, ku më mirë, e më afër se te fqinji jugor?
Miku im, tornitor dhe novatori i shquar i SMT-s, Simo Skupica, nuk ishte kurrësesi nga të parët që do të provonte kalimin e kufirit për Greqi. Nga mali jo se jo, po edhe kur nisën të jepeshin vizat nga ambasada dhe konsullatat për në ish vendin armik, Simo, shkoi në radhë andej nga fundi. Ç’i duhej të vinte ndër të parët?
Xanxa e vjetër e biografisë, me arratisjen e kunatit aty nga fillimi i viteve tetëdhjetë, e kishte përvëluar me të gjitha. Fotografinë e madhe të tij si novator i dalluar e duarartë në qendër të emulacionit socialist në qytet, ia hoqën pas një jave nga marrja vesh e mandatës, domethënë, e arratistjes së kunatit. Bursën e studimit për shkollë të lartë për vajzën e cila ishte njëra nga dy nxënëset më shkëlqyera të maturës, e qau me lot.
Një mëri të vjetër për kunatin, shkaktarin e gjëmave familjare, e kishte të rëndë plumb dhe sa herë cekej larg e laerg që familje kjo temë, një ndezulli në shpirt si ajo eshka që digjet ngadalë, e kaplonte keqazi.
Por koha rrodhi si ujërat e lumit pranë qyttit të tij dhe një ditë, në fillimet e demokracisë mësoi se Dhori, i kunati i kishte bërë garanci për një vizitë një javore në kryeqytetin e helen ku banonte.
-Ç’do bëjmë, Marjeta? -pyeti të shoqen.
-Tek e fundit, ik ti njëherë, o burrë! Shiko si janë? Ç’familje e katandi ka. Pastaj, si të na vijnë punët, ikim edhe bashkë për herë të dytë.
Kur u kthye nga Greqia, Simo më tregoi gjatë e gjerë për përshtypjet nga shteti helen. Por dy momente m’i veçoi nga të tjerat. Që të dyja nga kryeqyteti. Njera për mrekullimin që pësoi nga vizita në gjurnët e antikitetit dhe e dyta, një skenë që e kishte bërë komik në sytë e disa femrave në një rrugë të Athinës.
Kunati e çoi të shihte nga afër Akropolin sikurse kishte bërë dikur dhe vetë pak muaj pas arratisjes. Simo dëgjonte me etje ciceronen. Vetë kishte mbaruar gjimnazin natën, pa shkëputje nga puna por librat dhe leximi ishin pasione të tij të veçanta. Ciceronia vijonte shpjegimet dhe vizitori nga Shqipëria e ndiqte gjithë sy e veshë me përkthimet e Dhorit. Mësoi për shembull se Akropoli me famë botërore, ka ekzistuar si një kodër e shenjtë që nga periudha prehistorike, por ndërtimet që ne njohim sot si Partenoni, etj., u ngritën gjatë shekullit të 5 para erës sonë.
-Pyete pak për simbolikën e tyre.-i ish drejtuar Simo kunatit.
Vajza e bukur që bënte ciceronen i shpjegoi se Akropoli është simboli më i madh i qytetërimit grek të lashtë dhe përfaqëson idenë e fitores së qytetërimit mbi barbarinë dhe u ndërtua pas luftërave kundër persëve, si shenjë e ringritjes dhe e triumfit kulturor të Athinës, si nderim për perëndeshën Athina – e cila ishte mbrojtësja e qytetit.
-Të gjitha këto më lanë një përshtypje të pashlyeshme me tregoi Simo.
***
Por, nja dy ditë më pas Akropolit, po kalonim me Dhorin nëpër një rrugë që dukej e vjetër, dhe e lodhur krahasuar me shkëlqimin e rrugëve kryesore që më lanë pa mend ato ditë. Drita dynjaja dhe tek ecja apom luindroja në mbrëmje në lusin edritave loje lloje më cimbiste në zemër se në atdheun që kisha lënë pas, aso kohe dritat na inkin me ore të tëra. Mbaj mend se me kunatin, po ecnim në lagjen Metaksourio.
Shikoj nja tri-katër femra që ia bisedonin me njera-tjetrën por që ishin pothuaj gjysmë të zhveshura. Kjo dukej edhe me një vështrim të thjeshtë dhe përtej një cipe gjoja veshje njeriu i gjoirë mund ta lexonte qartë trupin e tyre.
-Allah allah!- i them Dhorit.–Çfarë janë këto që i kanë nxjerrë të gjitha përjashta?
Dhori nuk ma vari shumë por iu drejtua femrave që qëndronin në trotuar pranë një porte të vjetër dhe të lyer me një ngjyrë të kuqëremtë.
– Γεια σας κορίτσια! Πόσο έχετε την τιμή σήμερα;*) Ja sas korítsia! Póso éhete tin timí símera? Póso éqi símera? (* Përshëndetje vajza! Me sa e keni çmimin sot?)
Ma përktheu edhe mua.
Femrat e hajthme qeshën me të madhe dhe diçka i thanë. Dhori nuk ma përktheu. Atëhere e pyes me ngulm dhe kuriozitet:
-Çfarë shitet këtu? Ka dyqan? Çfarë shesin këto zonjat dhe zonjushet?
-Punonjëse seksi.-ma ktheu Dhori sa e dëgjuan edhe fqinjet toan të rrugës
-Ç’do të thotë?- e pyes.
-Do të thotë NGP TSH: Ndërmamrrje e Grumbullim Përpunimit Trupor dhe Shpirtëror…
-Edhe? Domethënë?
Dhori nuk m’u përgjigj por diçka u tha femrave gjysmë të zhveshura për mua.
Ato ia dhanë gazit me të madhe duke u afruar drejt nesh. Më e madhja, ajo që ishte veshur me një fustan transparent si tyl i të zi apo si rrjetë peshkimi, me sytë e gulur mbi mua, pyeti Dhorin:
-Ei file, apo pia ípiro érhete aftós o kírios?*) * (Ej mik, nga cili kontinent vjen ky zotnia?)
-Aftós o kírios érhete apó ton planíti Ári!*) (* Ky zotnia vjen nga planeti mars,-tha Dhori.
Dhe shtoi:
-Vjen nga Republika Popullore Socialiste.Atje Partia nuk i lejon bordelot. Dhe të fusin në burg për këtë.!!
Ndjeva që u skuqa. Të gjitha ato, po më shihnin duke qeshur dhe me habi a thua se sapo kisha zbritur vërtet nga lart si një ufo./alien.
Por Dhori kopetenti më bëri sqarime.
-Simo, prostitucioni është i ligjshëm në Greqi, byrazer. Por Partia këtu, ndryshe nga atje, tek ju, e lejon prostitucionin byrazer por, vetëm nëse zhvillohet në shtëpi të licencuara nga shteti. Madje, punonjëset e seksit duhet të jenë të licencuara nga bashkia dhe me kushte të caktuara, me distanca nga shkollat, nga kishat, etj,.Kuptove?
-Po, kuptova, o i degjeneruar!-i them Dhorit që vijonte të qeshte me të madhe, njëlloj si ato të zhveshurat që i lamë pas.///
