Ligji për Barazinë gjinore
Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat para në oborrin e Kuvendit.
Siç deklaroi edhe dje hapur qëndrimin e PD-së se nuk do të votojnë kurrë një ligj për të cilën 3 komunitete fetare janë kundër, Sali Berisha tha se tashmë gjinia i bie të përcaktohet nga shkollat.
“Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendi, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Pretendimi se është përafrim me legjislacionin europian është mashtrim pasi asnjë frazë e direktivave të B nuk bëhet fjalë për gjini me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumëfishta. Janë mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës është Soros.
Ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.”, tha ai.
Bëhet para Kuvendit protesta pro familjes para Kuvendit.
Pjesë e protestës janë bërë edhe deputetët e opozitës, Sali Berisha, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu.
Në rendin e ditës të seancës së sotme, parashikohet edhe diskutimi për ligjin mbi barazinë gjinore.
Pastori Akil Pano nga protesta tha se ky pr.ligj është një trup i huaj. “Ky është një trup i huaj. Një kancer që do të shkatërrojë trupin tonë. Është një projekt i sjellë nga Soros.”, tha ai.
Berisha: Mesazhet që “Lubia” i dërgonte Berberit, të diktuara nga Edi Rama. Do të merremi drejtpërdrejt me të!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama, përgjimet që BalkanWeb publikoi dje ku shfaqeshin komunikimet mes Ballukut dhe Evis Berberit, bashkëpunëtorit të saj të arrestuar.